Instituti i Ekspertëve Fiskalë fillon trajnimin profesional: Audit të brendshëm
Trajnimi përfshin njohuri esenciale të nevojshme në fushën e auditimit përmes të kuptuarit të natyres, organizimit, funksionimit, dobisë, nevojës, aktiviteteve, standardeve, legjislacionit dhe rregullave bazë, teorisë dhe praktikave më të mira të fushës së auditimit, si dhe mjetet e teknikat, që ai përdor për të arritur qëllimin dhe objektivat e tij, si dhe për të ndihmuar arritjen e objektivave të çdo tip organizate, të cilës ja ofron shërbimin e tij (të çdo natyre biznesi apo publike).
Kursi synon të ofrojë njohuri për pjesëmarrësit, jo vetëm mbi shërbimet e auditimit, por edhe mbi mënyren e organizimit dhe të qeverisjes së korporatave dhe organizatave publike, si hap i parë i auditimit në kuptimin dhe njohjen e organizatës, te cilën do ta vendosë nën auditim. Gjithashtu, pjesë e trajnimt janë edhe njohuritë mbi auditime te sektorëve më specifikë të industrisë, si dhe auditimit të taksave.
Trajnimi fillon më 12 qershor dhe zgjat 6 javë. Orari i leksioneve është: të premten ora 16:00 – 19:30, të shtunën ora 09:00 – 13:30.
Modulet:
- Auditim i brendshëm në Sektorin Publik.
- Auditim i brendshëm në Sektorin Privat.
- Kontrolli Tatimor dhe baza ligjore, mbi të cilën kryhet kontrolli tatimor.
Dokumentet për regjistrim: CV, Fotokopje e diplomës, Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës, Dy fotografi për dokumenta.
Rregjistrimet mund të bëhen online duke klikuar këtu.
Certifikata njihet nga ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto