UNDP: Pandemia do të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor

UNDP: Pandemia do të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor

zhvillimi njerezor

Pandemia e COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri), pritet të shkaktojë një rënie në zhvillimin njerëzor, tha të mërkurën Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Lexo: OBSH: Më shumë të rinj po raportojnë probleme të shëndetit mendor

Kjo rënie do të ndodhë për herë të parë, që nga fillimi i matjes më 1990. Indeksi global i zhvillimit njerëzor bën matjen e standardit të arsimit, shëndetit dhe jetesës në botë, raporton AFP.

“Zhvillimit njerëzor ka shënuar përparim në 30 vitet e fundit, pavarësisht situatave që ka kaluar bota, siç ishte kriza financiare në vitet 2007-2009. COVID-19 me goditjen e tij të trefishtë në shëndet, arsim dhe të ardhura – mund të ndryshojë këtë ritëm”, tha kreu i UNDP-së, Achim Shtajner.

UNDP vlerëson se të ardhurat globale për kokë banori, pritet të bien 4% në vitin 2020, për shkak të pandemisë.

Organizata tha se mbyllja e shkollave dhe pabarazitë në mësimin në distancë do të zgjerojnë hendekun e shkallës së arsimimit, midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra.

“Rreth 86% e fëmijëve që janë në shkolla fillore në vendet e varfra aktualisht nuk po e vijojnë mësimin, krahasuar me vetëm 20 për qind në vendet e pasura”, tha UNDP.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit në botë janë regjistruar rreth 106 mijë raste me COVID-19.

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve, që është regjistruar brenda një dite, tha agjencia e OKB-së.

Zyrtarët saj shprehën shqetësim për situatën e pandemisë në vendet e varfra. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në tërë botën janë infektuar 4,931,057 persona. Prej tyre, 324,240 kanë vdekur dhe rreth 1,689,334 janë shëruar.

REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0