Në komunikimin e saj të përditshëm, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se 24 orët e fundit janë identikuar 15 raste me Covid, nga 186 qytetarë të testuar.
Kjo bën që numri i të infektuarve në total të shkojë në 964.
Rastet e reja janë përkatësisht: 13 raste në Durrës, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 pacientë, dhe janë akoma 175 raste aktive.
Aktualisht në spital janë të shtruar 15 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes. Numri i të infektuarve rritet ndjeshëm, ndërsa një ditë më parë pati vetëm një të prekur me Covid.
Lexo: Spitali “Shefqet Ndroqi” i rikthehet funksionit normal
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto