Nga e hëna nis hapja totale e aktiviteteve dhe jetës sociale në vend përjashtuar disa kufizime specifike. Kryeministria Edi Rama e ka bërë të ditur këtë gjatë komunikimin në rrjetet sociale.
Sipas tij, “nga e hëna, përveç transportit publik, aktivitet sportive në mjediset e mbyllura, nuk do të kemi më asgjë të mbyllur. Transportin publik ende nuk i hapim. Hiq palestrat, teatrot, kinema dhe klube nate, apo lokale lodrash për fëmijë. Bare, restorante, gjithçka do të jetë e hapur”.
Ai pranoi se ekspozimi do të jetë i lartë, veçanërisht tek baret dhe restorantet duke theksuar se ë shtë e rrezikshme të ulesh në to dhe të mos respektosh rregullat dhe protokollin.
Lexo: Rama: Gjobë për bizneset që nuk aplikojnë për pagën e luftës
Kufizimi i daljeve do të vazhdojë për qytetet që janë shpallur zona të kuqe.
Sipas tij, fasha orare e vendosur ndikon në dekurajimin e daljeve të tepërta, pasi në zonat e kuqe duhet të mbrohesh. Edhe daljet në fundjvaë vazhdojnë të kenë kufizim.
Respektimi i masave duhet të vijojë sidomos gjatë verës tha Rama. Masat shtrënguese në turizëm ai i cilësoi si të domosdoshme, edhe pse kjo do të na japë një turizëm jo si vitet e tjera.
Duke iu referuar rritjes së numrit të të infektuarve dy ditët e mëparshme Rama tha se, në këtë fazë sjellja në raport me rregullat është decizive dhe nuk është çështje ekskluzive e inspektorëve, policisë në momentin e hapjes, por e vetëdijes dhe kontributit shoqëror.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto