Ky është një udhëzues i përkohëshëm gjatë kësaj faze dinamike të pandemisë COVID- 19 dhe për këtë arsye do të rifreskohet sërish sipas nivelit të risku. ISHP rekomandon që subjektet dentare të shtyjnë procedurat jo urgjente, operacionet dhe vizitat dentare rutinë.
Lexo: Bizneset që rinisin punën të hënën dhe protokollet e tyre
Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Menaxhimi i kësaj situate do të ndihmojë stafin dhe pacientët të qëndrojnë të sigurt, të minimizojnë trasmetimin e infeksionit SARS – COV 2, të menxhojnë mjetet mbrojtëse personale dhe elementët dentare për kujdesin ndaj pacientëve dhe të ruajnë kapacitetet e sistemit shëndetësor.
Punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët. Këto spërkla mund të përthithen, të vijnë në kontakt me lëkurën ose mukozën, dhe/ose të vendosen në sipërfaqet e ambjenteve apo objekteve të klinikës dentare ose materialeve të tjera të përdorura gjatë aktivitetetit apo manipulimeve dentare e për rrjedhojë do të kemi kontaminim të tyre. Për këtë arsye duhet të ndiqen udhëzimet si më poshtë:
- Administratori i subjektit klinikë dentare është përgjegjës për implementimin e masave sipas këtij protokolli dhe është i detyruar ta zbatojë këtë protokoll.
- Administratori i subjektit klinike dentare në detyrë, kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe pacienteve në ambjentet e klinikës. Në rast të shfaqjes se simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të komunikojë direkt me mjekun e familjes.
- Për çdo rast Administratori i subjektit klinike dentare, lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.
- Administratori i subjektit klinikë dentare/ përgjegjësi në detyrë mat temperaturën e punonjësve/administratorit apo çdo personi tjetër në hyrje dhe dalje me termometër infrared. Asnjë person me temperature 37.5 nuk lejohet të hyjë në klinikë.
- Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës të ngarkuar në detyrë. Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj administratorit për anën shëndetësore nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lexo: Zef Preci: Një propozim për “Paketën e Tretë” të ndihmës dhe orarin e punës
- Çdo punonjës i klinikës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë administratorin e klinikës. Personeli i klinikës dentare duhe të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.
- Subjekti klinikë dentare lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.
- Subjekti klinikë dentare duhet të sigurojë vazhdimisht mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool.
- Subjekti klinikë dentare duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.
- Personeli shëndetësor dentar/Administratori/personat e tjerë, duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.
- Personeli shëndetësor dentar/Administratori/personat e tjerë, sipas pozicionit dhe kategorisë së punes duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.
- Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brylin apo letër hundësh.
- Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në klinikën dentare. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.
- Te gjithë subjektet klinika dentare, duhet të kenë një komunikim paraprakisht me pacientët para trajtimit urgjent dentar.
- Të triazhohen pacientët paraprakisht nëpërmjet telefonit për gjendjen dentare të pacientëve dhe me pas të përcaktohet takimi për në klinikën dentare.
- T`i jepen pacientëve udhëzime të hollësishme të kujdesit në shtëpi dhe çdo medikament të përshtatshëm farmaceutik kur vizitat e planifikuar vonohen në kohë.
- Subjektet klinikë dentare kur kanë hapësira të ambjentit u rekomandohet një xham (pexiglass) mbrojtës në hyrje tek vendi i informacionit për klientët.
- Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës, duke shmangur proçedurat e gjenerimit të aerosolit kur është e mundur.
- Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke shmangur përdorimin e shiringës me ujë-ajër.
Lexo: Integrimi i Shqipërisë në BE dhe roli i rinisë
- Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke kryer proçedura jo invazive/atraumatike duke përdorur vetëm instrumentet minimal të dorës.
- Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës, nëse proçedurat e gjenerimit të aerosolit janë të domosdoshme për kujdesin urgjent, duhet të aplikohet nivel i lartë i thithjes për largimin e sekrecioneve për të minimizuar shpërndarjen e pikave dhe aerosolet.
- Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës dhe të duhet të reduktojnë numrin e punonjësve dentar gjatë proçedurës së gjenerimit të aerosolit
- Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës, duke ndaluar shoqëruesit e pacientëve në klinikën dentare, përjashto rastet e prindërve me fëmijë apo personave me aftësi të kufizuar.
- Gjatë proçedurave invasive punonjësit shëndetësor dentar duhet të vendosin MMP (Mjete Mbrojtese Personale) sipas nivelit të riskut.
- Punonjësit shëndetësor dentar duhet të njohin mirë proçedurën e veshje – zhveshje të MMP dhe eleminimin e tyre si mbetje të rrezikshme infektive.
- Subjektet klinikë dentare duhet të kryejnë në mënyrë rigoroze menaxhimi i mbetjeve infekte në përputhje me proçedurat rutinë.
- Subjektet klinikë dentare duhet të pastrojnë, autoklavojnë dhe dezinfektojnë të gjitha pajisjet me shumë përdorim të përdorura për kujdesin e pacientëve.
- Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.
- Subjekti klinikë dentare duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet me shume se 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi ose Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Subjekti klinikë dentare duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.
- Subjekti klinikë dentare duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19, sipas formatit të miratuar.
- Subjekti klinikë dentare duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë, që hyn e del në subjekt sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numrit jeshil për denoncim.
- Subjekti klinikë dentare të afishojë të plotë protokollin në klinike dentare sipas tekstit të miratuar.
- Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të klinikës dentare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.