Antarktida, vendi më i ftohtë në Tokë, tashmë konsiderohet “vendi më i sigurt në botë”, pa asnjë rast të konfirmuar.
Rajoni u frikësua nga Covid-19 kur shpërthimet goditën anijet e lundrimit të fundit të sezonit, por virusi nuk arriti në brigjet e tij të ngrira.
Edhe pse aty nuk ka një popullsi zyrtare autoktone (përveçse nëse llogarisni pinguinët, balenat), rreth 5,000 njerëz, kryesisht shkencëtarë dhe studiues, aktualisht banojnë në 80 bazat e saj.
Keri Nelson, një koordinatore administrative në Stacionin Palmer të Anvers Island, stacioni më verior i SHBA në Antarktidë, është njëra prej tyre.
“Unë nuk mendoj se ka një person, që nuk është mirënjohës dhe nuk ndihet i sigurt që është këtu”, tha ajo për CNN Travel përmes një komunikimi me e-mail.
“Disa njerëz janë të gatshëm të kthehen në shtëpi, për të ndihmuar të dashurit e tyre në mënyra të ndryshme, gjatë kësaj periudhe. “Por të gjithë ne jemi shumë mirënjohës që jetojmë në një vend ku kjo sëmundje (dhe të gjitha implikimet e shëndetit dhe stilit të jetës së saj) mungojnë.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto