Mbretëresha Elizabetë mban fjalimin e rrallë për pandeminë COVID-19

Mbretëresha Elizabetë mban fjalimin e rrallë për pandeminë COVID-19


Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II doli sot në një konferencë të rrallë televizive.

Mbretëresha Elizabetë i është drejtuar kombit të saj me një fjalim jashtëzakonisht të rrallë, teksa e ka krahasuar gjendjen në të cilën bota ndodhet me atë të Luftës së Dytë Botërore.

“Sot, edhe një herë, shumë kanë ndjesinë e dhimbshme të ndarjes nga të afërmit. Por sot, ashtu si atëherë, ne e dimë, thellë-thellë, se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë”.

Ajo foli për vetë-disiplinën dhe vendosmërinë, në këtë kohë sfidash në rritje që po kalon Britania e Madhe si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Mbretëresha falenderoi stafin e mjekësisë dhe punonjësit e tjerë që gjenden në vijën e parë të luftës kundër këtij virusi potencialisht vdekjeprurës, ndërsa shtoi se shpresonte që në vitet në ardhshme, të gjithë do të jenë në gjendje të krenohen me mënyrën se si iu përgjigjën kësaj sfide.

“Jam e sigurt se kombi do të më bashkohet mua për t’ju siguruar ju të gjithë se ajo që ju po bëni po vlerësohet”, u shpreh Mbretëresha.

“Momentet kur Mbretëria e Bashkuar është bashkuar për të duartrokitur kujdesin mjekësor do të mbahen mend si një shprehje e frymës sonë kombëtare; dhe simboli i saj do të jetë ylberi i vizatuar nga fëmijët”.

“Dhe ata që vijnë pas nesh do të thonë se britanikët e kësaj gjenerate ishin po aq të fortë sa çdokush.Se atributet e vetë-disiplinës, të vendosmërisë së qetë me humor të mirë dhe të ndjenjës së miqësisë ndaj të tjerëve, ende e karakterizojnë këtë vend,” deklaroi mbretëresha Elizabetë.

“Megjithëse vetëizolimi ndonjëherë mund të jetë i vështirë, shumë njerëz të të gjitha besimeve dhe ata të asnjë besimi, po zbulojnë se ai ofron një mundësi për të ngadalësuar dhe reflektuar, në lutje ose meditim”.

Si masë mbrojtëse ndaj Lartëmadhërisë, mesazhi televiziv drejtuar kombit britanik u filmua nga një kameraman i vetëm, i veshur me pajisje mbrojtëse, ndërsa teknika ndodhej në dhomën tjetër.

Kjo ishte dalja e saj e 5 televizive e këtij lloji gjatë mbretërimin e saj 68-vjeçar. Ajo u shfaq në qershor të 2012 për “Mesazhin e Jubileut të Diamantëve të Mbretëreshës”. Gjithashtu në prill të 2012, kur u nda nga jeta Nëna Mbretëreshë, për vdekjen e princeshës së Uellsit, Diana, në Shtator 1997 dhe në kohën e Luftës së parë të Gjirit, në Shkurt të 1991.

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 4,934, pasi ditën e sotme u regjistruan edhe 621 vdekje të reja, ndërkohë numri total i të infektuarve është 47,806.

The Washington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0