40 mijë lekë për çdo person që ka mbetur i papunë, apo është mbyllur aktiviteti - Business Magazine Albania

40 mijë lekë për çdo person që ka mbetur i papunë, apo është mbyllur aktiviteti


Në paketën e zgjeruar të masave, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të përfitojë 40 mijë lekë, çdo i punësuar që ka mbetur pa punë. Sipas kryeministrit, ndihma financiare e paketës të zgjeruar është me vlerë 70 milionë dollarë dhe përfitojnë 176 mijë persona. Pagesat për ta do nisin të lëvrohen duke nisur nga 20 Prilli.

Kryeminstri spjegoi se: do të përfitojnë një ndihmë prej 40 mijë lekësh çdo  punësuar mes 10 mijë të punësuarve në turizëm. 66 mijë janë përfituesit tek biznesi i madh dhe 100 mijë të punësuar tek biznesi i vogël. Kjo ndihmë do jepet vetëm një here, sipas tij, duke theksuar se çdonjëri do të marrë 40 mijë lekë.

Ai kujtoi se, Paketa e parë ndihmoi në zbutjen e dhimbjeve të atyre që u goditën menjëherë. 123 mijë familje përfituan ndihmën ekonomike të dyfishuar, biznesve të vogla u akordua ndihmë që vazhdon të jepet çdo ditë nga tatimet dhe pensionistëveiu indeksua pensioni.

Lexo: Rama prezanton masat lehtësuese, do të zgjatet afati për të dalë

Ai ka bërë të ditur vendimin për të zgjeruar mbështetjen pasi plot të tjerë janë goditur drejtpërdrejt dhe kërkojnë ndihmë.

“Kjo paketë e zgjeruar do të mbështesë 176 mijë të tjerë individë dhe familje. Të gjithëve do t’u japim mjetin financiar për ta përballuar këtë 40 ditësh deri në fund të muajit maj. Pasi presim që deri në fund të muajit maj kurba të bjerë, duke mundësuar edhe kthimin në punë në kushte strikte. Në datat 20 dhe 25 maj do të jemi gati për paketën e tretë, për t’u ardhur në ndihmë atyre që nuk do të kenë të ardhura nga puna. Pra mbështetja do të jetë deri në fund të muajit maj”, tha Rama

Ai sqaroi gjithashtu se bizneset, të cilave iu refuzua ndihma në paketën e parë do të përfshihen në paketën e dytë të ndihmës.

Lexo: Individët apo sipërmarrjet? Cilët kanë më shumë nevojë për mbështetje

Kategoritë që përfitojnë:

10 mijë të punësuar në turizëm do të marrin 40 mijë lekë

66 mijë punonjës që janë larguar nga biznesi i madh, do të jetë ndihma 2,64 miliard lekë dhe të punësuarit do të marrin direkt 40 mijë lekë

100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar, por me xhiro minimale dhe nuk kanë përfituar nga paketa e parë do të marrin 40 mijë lekë

Instrumenti tjetër është garancia sovrane prej 150 milionë dollarë për turizmin, fason dhe prodhuesit e tjerë, por me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave. Në instrumentin e parë të garancisë qeveria do të marrë përsipër koston e interesit te kreditë.

Paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet, përjashto sistemin bankar, telekomunikacionet pagesat e kësteve të tatim -fitimit mund t’i bëjnë pas 30 shtatorit.

Pagesat e kësteve të tatim-fitimit do të bëhen po ashtu pas 30 shtatorit. Ndërsa për turizmin, fasonët, call center dhe bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë, pagesat e kësteve do të shtyhet deri pas 31 dhjetorit të këtij viti. Shtyerja e tyre bëhet në mënyrë proporcionale.

Paketa e zgjeruar do të miratohet në 48 orët në vijim, ndërsa shumat përkatëse do të fillojnë të lëvrohen për të gjithë nga data 20 prill.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0