Rama prezanton masat lehtësuese, do të zgjatet afati për të dalë

Rama prezanton masat lehtësuese, do të zgjatet afati për të dalë


Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetin social “Facebook”, ka folur për lehtësimin e masave për qytetarët.

Kreu i qeverisë, theksoi se vënia e tyre në zbatim varet nga dy faktorë; ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe se si do të vijojë kurba e të infektuarve këtë javë. Megjithatë, këto masa lehtësuese do të shoqërohen me masa të ashpra ndëshkimore, që shkojnë deri në burg.

Kështu, më e rëndësishmja, është se do të zgjatet afati për të bërë pazar. Që do të thotë nga 60 minuta që ka qenë, do të bëhet 90 minuta dhe qytetarët do mund të përdorin makinën e tyre private për të bërë blerjet.

Autorizimi për makinën në këtë rast nuk do të jetë i nevojshëm, nëse qytetari (vetëm një nga familja) do të ketë marrë lejen për pazar dhe nuk do ta shfrytëzojë atë për qëllime të tjera. Nëse thyen orarin apo ka marrë persona të tjerë të familjes me vete, do t’i hiqet patenta dhe do t’i sekuestrohet makina, pa specifikuar afatin e penalizimit.

Për sa i përket marrjes së lejes, procedura vijon njësoj, një SMS në numrin 55125 ose online në portalin e-albania. 

Do zgjerohet gjithashtu edhe fasha e orarit që kanë në dispozicion për të lëvizur këmbësorët dhe makinat, megjithatë edhe kohëzgjatja do të përcaktohet në ditët në vijim. Gjithashtu, ashpërsim të ndëshkimeve do të ketë edhe për ata biznese që vijojnë aktivitetin fshehurazi. Në rast se do të kapen në shkelje të këtij ligji, përveç mbylljes së aktivitetit, do të ketë konfiskim të gjithçkaje që ka brenda, do u sekuestrohet makina, do u hiqet patenta deri në heqje lirie.

Për taksitë, Rama ka bërë me dije se nuk do të ketë masa lehtësuese, çka do të thotë se nuk do të lejohet që të qarkullojnë dhe të transportojnë udhëtarë. As pensionistët nuk do të të përfshihen në këtë paketë. Për ta nuk do të ketë një fashë orari të caktuar ku do mund të lejohen të dalin nga shtëpitë, por duhet të telefonojnë në Bashki që t’u bëjnë pazaret.

Masat lehtësuese të parashikuara, shoqëruar me ndëshkimet

1. Lejimin e plotë të makinave private për punonjësit e kompanive të lejuara.
Ndëshkimi- Marrja e personave të tjerë nga familja, do të ndëshkohet me disa vite heqje patente (kjo është për t’u saktësuar) dhe sekuestrim të makinës për po aq vite sa do i hiqet patenta.
Ndëshkimi- Marrja në automjet të një pensionisti, për çdo nevojë, përjashtim të nevojave shëndetësore do të ndëshkohet me disa vite heqje patente dhe sekuestrim të makinës për po aq vite sa do i hiqet patenta dhe heqje lirie.

2. Do zgjerohet fasha orarit për të bërë pazar. Nga 60 minuta do të bëhet 90 minuta dhe kryerja e pazarit me automjet privat do të jetë e mundur.
Ndëshkimi- Në rast shkelje të këtij rregulli, do të ndëshkohet me disa vite heqje patente dhe konfiskim të makinës për po aq vite sa do i hiqet patenta dhe heqje lirie
3. Kush hap biznesin e ndaluar do dënohet me heqje lirie, me sekuestrimin e automjetit dhe patentës për disa vite dhe konfiskimin e gjithçkaje që ka brenda
4. Do zgjerohet lista e bizneseve që do mund të qëndrojnë të hapura që nuk janë brenda qendrave tregtare (jo kafetë, restorante dhe palestra).
Ndëshkimi- Duhet të pajisin punëtorët/ klientët me maska, doreza, dezinfektant, në të kundërtën do mbyllen për një periudhë kohore, konfiskim të gjithçkaje që ka brenda dhe heqje lirie.
5. Do zgjerohet fasha e orarit për të lëvizur për këmbësorët dhe makinat (nuk ka një orar).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0