Çfarë është një “reagent” dhe pse po shtyn testimin për koronavirus?

Çfarë është një “reagent” dhe pse po shtyn testimin për koronavirus?


Ata janë elemente kyçe në luftën kundër koronavirusit. Reagentët. Kjo fjalë përshkruan përbërësit kryesorë të secilit test me bazë kimike, i cili në këtë pandemi përmban përzierje inorganike, bashkë me enzima, sonda dhe substanca elementare, që duhen për të krijuar gjenin e koronavirusit.

Lexo: Informacion cilësor, produkti i domosdoshëm sot

Ata janë të domosdoshëm në testet për koronavirus, për të luftuar sëmundjen Covid-19 që shkakton koronavirusi i ri, i cili deri më 18 prill kanë lënë të vdekur më shumë se 156,000 persona nga 2.2 milionë të infektuar, prej kur koronavirusi ka kaluar në njerëz nga Kina Qendrore në nëntor të vitit të kaluar.

Rëndësia e reagentëve do të vazhdojë të tejkalojë furnizimet në shumë vende, pasi sfida për trajtim dhe vaksina të sigurta vazhdon, ndërkohë që qeveritë mbështesin qasjen “testime, testime, testime”, dhe tentojnë të largojnë miliarda njerëz nga izolimi.

Pavarësisht qëndrueshmërisë në shishe, kriza me Covid-19 ka vënë në pah cenueshmërinë si pasojë e mungesës së reagentëve, pasi kërkesa për ata është rritur papritur, eksportet janë ndalur dhe rezerva nuk ka. Mungesa e tyre shoqërohet edhe me probleme siç është kapaciteti i kufizuar i prodhimit dhe tregu i dominuar nga pak kompani.

“Çështja është se në thelb këto janë enzima të specializuara dhe substanca që duhet të krijohen”, ka thënë Davey Smith, bashkë-koordinator në një prej Qendrave Shëndetësore të Institutit Kombëtar për AIDS në Shtetet e Bashkaura.

Pa reagentë nuk ka teste të besueshme

Në qendër të përpjekjeve të mëdha për të testuar njerëzit në masë, nuk është vetëm aftësia për të kuptuar se kush është i infektuar – siç është vënë theksi nga zyrtarët, të cilët po tentojnë ta ndalin dhe dobësojnë virusin – por edhe të identifikojnë dikë që krijon antitrupa, që ka shenja se infektimi ka kaluar dhe nëse eventualisht është krijuar imuniteti.

Testet që janë përdorur më së shumti deri më tani janë të ashtuquajturit, RT-PCR, të cilët mbledhin materialin gjenetik, i cili më pas shumëzohet me polimeraza dhe zmadhohet në laboratore. Ata më vonë përmes disa substancave shënjestrojnë disa zona të gjenit, për të kuptuar nëse ka prezencë të kodit gjenetik të koronavirusit në trupin e pacientit.

Lexo: Gjermania i dërgon Kinës faturë 149 miliardë euro për “dëmet e koronavirusit”

Kategoria e dytë e testimit është serologjike, që ndan mostrat e gjakut për antitrupa, të krijuar nga ekspozimi më i hershëm ndaj virusit. Kjo mënyrë e testimit është më pak e zakonshme, por tejet e rëndësishme teksa përhapet vala e parë e sëmundjes Covid-19.

Ekspertët thonë se mjekëve dhe politikbërësve do t’iu duhet të mësojnë më shumë rreth pacientëve pa simptoma dhe atyre që janë shëruar, në mënyrë që të analizojnë pyetjet për imunitet dhe ndjeshmëri, teksa synojnë të lehtësojnë kufizimet për distancim fizik dhe izolim. “Është një lloj tjetër lëndë kimike që nxjerr virusin, një tjetër që zmadhon virusin dhe tjetër që identifikon atë”, ka thënë Smith, i cili është po ashtu studiues tradicional për virologji në Universitetin e Kalifornisë, në San Diego.

“Por e gjithë ajo kimi dhe të gjitha ato enzima, kripëra dhe tampona janë thjesht kimikate që janë të përfshira dhe quhen reagentë, dhe procedura e njëjtë vlen edhe për antitrupa”.

“Nuk ka pasur kurrë mungesa”

Udhëheqësi i Asociacionit britanik për tregti në fushën e prodhimit të testeve për koronavirus ka thënë së fundmi dhe “nuk ka pasur kurrë mungesë të reagentëve kimikë deri më tash”.

Mirëpo në kohën e pandemisë, Doris-Ann Williams nga Asociacioni Britanik për Diagnoza In Vitro ka thënë për të përditshmen amerikane The New York Times “se të gjitha shtetet më të mëdha në botë janë duke kërkuar të njëjtën gjë në kohën e njëjtë”. Për arsye të panjohura, shumica e shteteve nuk kanë ruajtur reagentë pavarësisht epidemive të fundit sikurse SARS (2003), MERS (2012, 2015, 2018) , EBOLA (2014-16, 2019) dhe Zika (2015-16).

Megjithatë ka përjashtime sikurse Koreja Jugore, e cila prodhon dhe eksporton teste pas përballjes me shpërthimin MERS, pesë vjet më parë.

Megjithatë, as vetë Seuli nuk ka mundur që të ketë të gjithë reagentët në dorë para 10 janarit, kur një ekip i shkencëtarëve, që ka punuar në epiqendrën kineze të përhapjes së virusit, ka publikuar gjenin “fillestar” të koronavirusit të ri, që zyrtarisht njihet si SARS-CoV-2.

Lexo: DPT: Paketa e ndihmës financiare nr.2 , njihuni me mënyrën e aplikimit

Kjo për shkak se substancat fillestare janë në të vërtetë copëza të kodit gjenetik të rritura në laborator, të cilat duhet të përputhen me materialin e kodit gjenetik të virusit të shënjestruar, ashtu që të ndihmohet në procesin e nxjerrjes së këtij të fundit.

Papritmas të rëndësishëm

Deri më mesin e muajit janar, Kina, lidere botërore në krijimin dhe eksportimin e reagentëve dhe testeve për koronavirus, ka qenë duke u përballur me sfidë të testeve për diagnostikim të sëmundjes Covid-19 në provincën Hubei dhe vendet tjera.

Kërkesa kineze dhe ndalimi i eksportit kanë ndikuar në mungesë të furnizimeve, e cila më pas ka ndikuar në përgjigjen ndaj virusit në botë, ndërkohë që pandemia është zgjeruar. Kjo gjë ka pasur efekt edhe në Evropë, në “epiqendrën” e dytë të koronavirusit në muajin mars, e cila shumë shpejt është përballur me mungesë të testeve.

Sipas udhëheqësit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, Andrea Ammon, Evropa ende nuk e ka tejkaluar këtë krizë. Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka fajësuar “një reagent që nuk është duke funksionuar siç duhet” në kohën kur është bërë vlerësimi i sasisë së testeve në muajin shkurt. Një muaj më vonë, udhëheqësi i kësaj Qendre ka paralajmëruar se “ka mungesë” të reagentëve thelbësorë për testime.

Lexo: Shërohen 13 pacientë, 22 persona të prekur me COVID-19

Prodhuesit globalë të testeve me vështirësi kanë tentuar të përmbushin kërkesat në tregjet evropiane dhe ato të Amerikës Veriore, ndërkohë që kanë bërë prioritet vendet e pasura që kanë bërë kërkesë për teste, dhe duke lënë anash shtetet e varfëra, që nuk mund t’iu bëjnë konkurencë tregjeve të mëdha. “Ne nuk kemi krijuar rezerva të tyre. Ne vetëm jemi varur në platformat tona të rregullta të testimeve dhe ato nuk kanë qenë të gatshme për këtë”, ka thënë Smith. “Dua të them se ka pasur shumë gabime që janë bërë, mirëpo një nga më të mëdhatë ka qenë se nuk kemi rezerva të këtyre reagentëve”.

Burimi: REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0