Mark Cuban e kupton që pronarët e bizneseve të vegjël dhe të mesëm po përballen me pasiguri dhe vështirësi në kushtet e pandemisë koronavirus. Por, ai beson se themeluesit e shkathët do ta përballin këtë histori të veçantë dhe të vijnë edhe më të fortë se më parë.
“Ne do të kalojmë në anën tjetër të kësaj epoke, por nuk do të jetë biznes si zakonisht,” tha Cuban gjatë një diskutimi në emisionin “Ask Me Something” me Tom Foster.
Cuban, sipërmarrës i Dallas Mavericks dhe investitor në Shark Tank të ABC, ka kaluar kohë së fundi duke menduar si do të duket e ardhmja. Në mes të Prillit, ai u thirr në grupin e punës të Presidentit Donald Trump, për të shërbyer në planin e rimëkëmbjes ekonomike, një panel prej 50 këshilltarësh nga shumë sektorë të biznesit, të cilët do të ndihmojnë në formimin e planeve për rihapjen e ekonomisë.
Ai mendon se sipërmarrësit mund të pozicionohen më mirë nëse janë të vetëdijshëm për betejat që kanë përpara dhe të komunikojnë me klientët, punonjësit dhe palët e interesuara.
“Është në rregull të thoni se keni frikë dhe paqartësi”, thotë Cuban, duke theksuar se kështu krijoni një marrëdhënie të ndershme me klientët dhe ka më shumë gjasa që ata t’ju respektojnë”, thotë ai.
Por, çfarëdo që të bësh, bëj diçka, thotë ai. Tani është koha për veprim. Këtu janë sugjerimet kryesore të tij për mënyrën se si jo vetëm të mbijetoni në këtë kohë të pakrahasueshme të pasigurisë, madje të lulëzoni për shkak të saj:
Lexo: Elon Musk synon që SpaceX të lançojë gjeneratën e ardhshme të teleskopëve hapësinorë
- Jini transparent me njerëzit që e njohin më mirë kompaninë tuaj.
Kjo vlen veçanërisht për themeluesit në prag të mbylljes. Kuban i inkurajon të jenë pranë punonjësve. “Punonjësit tuaj, në veçanti, e njohin biznesin tuaj”, thotë ai, duke shtuar se, ata janë ekspertë në biznesin tuaj. Nëse ekziston një ide se si të drejtohet ose të ristrukturohet kompania, kjo do të vijë prej tyre”.
- Jini të hapur për ndryshime të mëdha.
Ju mund të zbuloni se shansi më i mirë i kompanisë tuaj për mbijetesë vjen nga një model biznesi ose linja produkti krejtësisht të ndryshme. Ju duhet të jeni të gatshëm të pranoni ndryshimin dhe të jeni të hapur për një drejtim të ri. “Gjithë sa duhet është një ide e mirë”, thotë Cuban. “Unë bësoj shumë se kur të dalim nga kjo, do të ketë kompani të vogla që lulëzuan sepse ata kishin një vizion tjetër”.
- Shkoni majtas kur të gjithë po shkojnë djathas.
Cuban foli për shumë emaile që ai merr rreth kompanive që krijojnë maska ose materiale për testimin “Nëse të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë, shkoni atje ku nuk janë të gjithë”, thotë ai. “Merruni me gjëra që njerëzit nuk po bëjnë akoma”.
- Investoni në marketing
Nëse keni kohë joproduktive, përdoreni atë, thotë Cuban. Shpenzoni kohë kësaj radhe duke rikalibruar biznesin tuaj ose planet e marketingut. Punoni në ato elementë të faqes së internetit që kishit kohë që po kërkonit t’i bëni. Gjithashtu, tani është koha e përsosur për të shpenzuar në marketing, pasi niveli i pagesave për klikim ka rënë. Edhe nëse kompania juaj ka një produkt që nuk është diçka që njerëzit mund të dëshirojnë të blejnë tani, ata do ta kujtojnë kompaninë tuaj. “Ndërtoni atë bazë tani,” thotë ai, “sepse kompanitë që reklamojnë tani do të duken të forta”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.