Fondacioni Gates, Mastercard dhe Wellcome bashkohen për të krijuar ilaçet ndaj koronavirusit

Fondacioni Gates, Mastercard dhe Wellcome bashkohen për të krijuar ilaçet ndaj koronavirusit


Treshja e frikshme e fondacionit Bill & Melinda Gates, Mastercard, dhe gjigandi bamirës britanik i hulumtimeve, Wellcome po bashkohen për të nxitur zhvillimin dhe aksesin më të shpejtë të trajtimeve për COVID-19, sëmundjen e frymëmarrjes të shkaktuar nga koronavirusi, që ka dëmtuar rëndë shëndetin publik në të gjithë globin.

“Bota nuk ka një armaturë shumë të madhe për antiviralët,” thotë Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Gates, Mark Suzman, për Fortune. “Ndërkohë që sot po bëhet një punë e madhe për të adresuar menjëherë krizën, kjo iniciativë është më shumë për trajtime afatgjata.”

Sipas partneritetit, të tre organizatat do të krijojnë një përshpejtues të terapisë COVID-19 dhe do të angazhojnë deri në 125 milionë dollarë fonde. Qëllimi është që jo vetëm të avancohet në treg me më shumë antiviralë dhe imunoterapi, që mund të trajtojnë COVID-19, por të sigurohemi që popullatat të mund të kenë qasje dhe të mund të përballojnë terapi të tilla pasi të jenë krijuar.

Lexoni: Platforma “MËSOVET”: Mësim në distancë për nxënësit e arsimit e formimit profesional

Zv.presidenti i Mastercard, Mike Froman, thekson se kompania e tij ka ndërmarrë një iniciativë të thjeshtë, përtej zhvillimit të korporatës, për të ndihmuar në trajtimin e patogjenit. “Coronavirus është një çështje e madhe e shëndetit publik, por është gjithashtu një çështje për rritjen ekonomike dhe gjallërinë ekonomike,” thotë ai për Fortune. “Si një kompani globale, është në interesin tonë që të kthehemi në rrugën e duhur me ekonomitë tona. Ne lulëzojmë kur ekonomitë lulëzojnë nëpër botë.”

Mastercard ka premtuar deri në 25 milionë dollarë, ndërsa Fondacioni Gates dhe Wellcome secili premtojnë deri në 50 milionë dollarë. Më gjerësisht, Fondacioni Gates njoftoi se do të japë deri në 100 milionë dollarë për të luftuar shpërthimin e koronavirusit. Hapat fillestarë do të përqendrohen në ekzaminimin e bibliotekave terapeutike antivirale të kompanive kryesore të biofarmës, sqarojnë shefi i fondacionit Gates, Suzman dhe drejtori i Wellcome, Jeremy Farrar.

“Ne mund të ecim përpara menjëherë, ne mund të fillojmë t’i ndërtojmë ato komponime dhe t’i testojmë me shpejtësi,” thotë Suzman. “Shpresojmë të identifikojmë tre deri në katër përbërje, që ka shumë të ngjarë të jenë efikase. Më pas do të kryejmë  bisedime me autoritetet rregullatore se si të shpejtojmë zhvillimin e tyre në klinikë.”

“Ne do t’i mbledhim bashkë rregullatorët dhe prodhuesit që të mund të veprojmë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ndihmojmë procesin e prodhimit në shkallë të gjerë”, thotë Farrar për Fortune”. Dhe në fund, ne do të bëjmë një angazhim absolut që trajtimet të vihen në dispozicion të botës, sipas nevojës.”

“Kjo është një epidemi plotësisht e padëgjuar më parë, kështu që do të kërkojë një përgjigje të padëgjuar më parë.”

Fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0