Gjithmonë i sinqertë, por asnjëherë cinik, Gates jep disa këshilla që mund të na zemërojnë, por janë realiste. Vlen të përmendet që në fillim se Gates dhe Fondacioni kanë paralajmëruar për një lloj të tillë epidemie dhe janë përgatitur kundër saj për vite me rradhë.
Çfarë mendoni për gjendjen aktuale të testimit në shkallë vendi?
Gates: Testimi në Sh.B.A ende nuk është i organizuar. Gjatë javëve të ardhshme shpresoj që qeveria ta rregullojë këtë duke pasur një faqe web-i, ku njerëzit mund të mësojnë rreth testimit. Aktualisht, gjërat janë pak të paqarta. Në Seattle po ofrohen mijëra prova në ditë, por askush nuk është i lidhur me një sistem kombëtar të ndjekjes.
Kurdoherë që rezulton një test pozitiv duhet parë se ku është ai, për të kuptuar ku gjendet sëmundja dhe për të forcuar distancimin shoqëror. Koreja e Jugut bëri një punë të shkëlqyer për këtë, duke përfshirë gjurmimin e kontaktit digjital.
Lexoni: COVID-19, Shkon në 123 numri i të infektuarve në Shqipëri
Ne kemi nevojë të demokratizojmë dhe shkallëzojmë sistemin e testimit duke ndërtuar një faqe interneti për CDC, në të cilën njerëzit të futen dhe të kontrollojnë situatën e tyre. Situatat prioritare duhet të testohen brenda 24 orëve. Kjo është e mundur pasi shumë vende e kanë bërë atë. Punonjësit e kujdesit shëndetësor për shembull duhet të kenë përparësi. Të moshuarit duhet të kenë përparësi.
Ne do të jemi në gjendje të arrijmë kërkesën e testimit brenda disa javësh nga vendosja e sistemit. Pa sistemin nuk e dimë se çfarë mungon – tamponët, reagentët etj.
Çfarë mendoni në lidhje me studimin e Kolegjit Imperial që sugjeron se 1-4 milionë amerikanë do të vdesin me të dhënat e tanishme, por mbyllja totale do të kufizonte vdekjet në disa mijëra?
Për fat të mirë duket se parametrat e përdorur në atë model ishin shumë negativë. Përvoja në Kinë është e dhëna më kritike që kemi. Ata e bënë “mbylljen” e tyre dhe ishin në gjendje të zvogëlojnë numrin e rasteve të prekura. Specialistët në Kinë po kryejnë testime gjerësisht dhe janë në gjendje t’i shohin kërcënimet menjëherë dhe deri më tani nuk ka pasur shumë.
Ata shmangën përhapjen e infeksionit. Modeli Imperial nuk përputhet me këtë përvojë. Modelet janë po aq të mira sa supozimet e vëna në to. Një grup i quajtur Instituti për Modelimin e Sëmundjeve, që financohet nga unë, është një nga grupet që punon me të tjerët për këtë çështje. Një mjet që po na ndihmon është të shikojmë gjenetikën e virusit për të kuptuar pemën e infeksionit.
A mund të dalë vaksina para 18 muajsh?
Kjo është një pyetje e shkëlqyer. Janë mbi 6 përpjekje të ndryshme për të bërë një vaksinë. Disa përdorin një qasje të re të quajtur RNA e cila është e paprovuar. Do të duhet të ndërtojmë shumë prodhime për qasje të ndryshme duke ditur që disa prej tyre nuk do të funksionojnë. Do të na duhen miliarda vaksina për të mbrojtur botën.
Vaksinat kërkojnë testime për t’u siguruar që ato janë të sigurta dhe efektive. Disa vaksina nuk u bëhen të moshuarve. Vaksinat e para që, do të marrim do të shkojnë tek punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit kritikë. Kjo mund të ndodhë para 18 muajsh nëse gjithçka shkon mirë, por ne, Fauci dhe të tjerët jemi të kujdesshëm për të mos e premtuar këtë kur nuk jemi të sigurt. Puna për gjetjen e vaksinës po ecën me shpejtësi.
(Pyetja është fshirë, por sipas Gates është në lidhje me largimin e tij nga bordi i Microsoft)
Tërheqja ime nga bordet publike nuk kishte të bënte me epideminë, por e forcon vendimin tim për t’u përqendruar në punën e Fondacionit, duke përfshirë punën e tij për të ndihmuar në epidemi.
Po në lidhje me një afat kohor për trajtim efektiv, çfarë mendoni?
Një terapi mund të jetë e disponueshme shumë përpara një vaksine. Idealisht kjo do të zvogëlonte numrin e personave që kanë nevojë për kujdes intensiv, përfshirë edhe respiratorët. Fondacioni ka organizuar një Përshpejtues Terapeutik për të parë të gjitha idetë më premtuese dhe për të përdorur të gjitha aftësitë e industrisë.
Lexoni: Impakti i karantinës, çfarë mund të bëjmë
Kështu që unë shpresoj se nga kjo do të dalë diçka. Mund të jetë një antivirus, antitrupa ose diçka tjetër. Një ide që po eksplorohet është përdorimi i gjakut (plazma) nga njerëzit që janë rikuperuar. Plazma e tyre mund të ketë antitrupa për të mbrojtur njerëzit. Nëse funksionon do të ishte mënyra më e shpejtë për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët, që janë në gjendje të rëndë.
Mendime mbi klorokin/ hidroksilklorina-n?
Ka shumë ilaçe terapeutike që po ekzaminohen. Kjo është një nga shumë por nuk është provuar. Nëse funksionon, do të duhet të sigurohemi që furnizimet e fundit janë ruajtur për pacientët që kanë më shumë nevojë. Ne po kryejmë një studim që ta kuptojmë këtë.
Ne gjithashtu po shqyrtojmë të gjitha idetë për ilaçet terapeutike sepse numri që propozohet është shumë i madh dhe vetëm më premtuesit duhet të provohen te pacientët. Kina po testonte disa gjëra, por tani ato kanë aq pak raste sa që testimi duhet të transferohet në vende të tjera.
A mund të ndihmoni në prodhimin e ventilatorëve?
Po bëhen shumë përpjekje për ta bërë këtë. Nëse ruajmë distancimin shoqëror siç duhet, atëherë rritja e rasteve nuk do të jetë aq e madhe. Ekspertiza e Fondacionit tonë është duke u marrë me diagnostikimin, terapinë dhe vaksinat, kështu që ne nuk jemi të përfshirë në përpjekjet e ventilatorëve, por mund të kontribuojmë për të patur më shumë të tillë nëse sëmundja prek vendet në zhvillim, përfshirë Afrikën.
Çfarë mendoni për përpjekjet për të ngadalësuar përhapjen?
Unë shqetësohem për të gjitha dëmtimet ekonomike, por më shumë shqetësohem se si do të ndikojë situata në vendet në zhvillim, të cilët nuk mund të ruajnë distancimin shoqëror në të njëjtën mënyrë si vendet e pasura, dhe kapacitetet spitalore të të cilëve janë shumë më të ulta.
I vetmi model që dihet se funksionon është një përpjekje serioze për distancimin social. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë sëmundja do të përhapet në një përqindje të lartë të popullatës dhe spitalet tuaja do të mbingarkohen me të prekur. Pra, kjo duhet të shmanget përkundër problemeve të shkaktuara nga “mbyllja”. Nëse një vend nuk kontrollon rastet e prekura, atëherë vendet e tjera do të parandalojnë që dikush të hyjë ose të dalë nga ai vend.
Lexoni: Policia e shtetit: Mund të lëvizni me mjetin tuaj, në rast se nuk ka transport nga firma ku punoni
Ne jemi në izolim, por si zakonisht në retrospektivë duhet ta kishim bërë këtë më shpejt. Sa më shpejt që të bëhet, aq më e lehtë është që numri i rasteve të jetë i vogël. Faza e tanishme ka shumë raste në vendet e pasura. Me veprimet e duhura përfshirë testimin dhe distancimin shoqëror brenda 2-3 muajsh, vendet e pasura duhet të kishin shmangur nivele të larta të infeksionit.
“Disa njerëz, si punonjësit e kujdesit shëndetësor do të bëjnë punë heroike dhe ne kemi nevojë t’i mbështesim ata. Duhet të qëndrojmë të qetë edhe pse kjo është një situatë e vështirë”.
Çfarë mund të bëjnë mësuesit dhe prindërit për nxënësit, veçanërisht fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta?
Është një problem i madh që shkollat me shumë mundësi do të mbyllen për muajt e ardhshëm. Ka shumë burime në internet, që ofrojnë programe të veçanta për të ndihmuar qasjen online në mësim. Microsoft dhe të tjerët janë duke punuar për këtë, por zinxhiri i furnizimit është mjaft i kufizuar.
Fatkeqësisht, nxënësit me të ardhura të ulëta do të lëndohen më shumë nga situata sesa të tjerët, kështu që ne duhet të ndihmojmë në çfarëdo mënyre që mundemi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.