Britania e Madhe përgatit teste që testohen nga shtëpia

Britania e Madhe përgatit teste që bëhen në shtëpi


Britania e Madhe po përgatit teste që zgjasin vetëm 15 minuta dhe mund të kryhen në shtëpi.  

Instituti i Shëndetit Publik në Britani ka vendosur të testojë mijëra persona të vetëizoluar, të cilët kanë shfaqur simptoma të COVID-19, por jo në spitale dhe duke përdorur një mekanizëm te ri, atë të testimit në kushtet e shtëpisë.

Kjo metodë testimi do të jetë e disponueshme brenda pak ditësh. Testi kërkon vetëm 15 minuta për të nxjerrë rezultatin dhe do të shpërndahet nëpër farmacitë e vendit me anë të shërbimit postar Amazon, e më pas mund të blihet nga cilido që ka simptoma të ngjashme me ato të coronavirusit.

Profesori Sharon Peacock, drejtori i Shërbimit Infektiv Kombëtar, u tha ligjvënësve gjatë komitetit të shkencës dhe teknologjisë, se testimi masiv i popullatës së Mbretërisë së Bashkuar do të mundësohej brenda javës që vjen.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka blerë 3.5 milonë teste, dhe do të porosisë miliona testime të tjera. Testi ka ngjashmëri me atë të shtatzanisë, por për ta kryer atë duhet të shposh gishtin për të nxjerrës një pikë gjaku, dhe më pas testi analizon rezultatin.

Gjithsesi, kjo praktikë do të analizohet filimisht në Oksford për t’u siguruar që kjo metodë testimi është funksionale ashtu sikurse shkencëtarët shpresojnë. Ky analizim do të ndodhë këtë javë e më pas do të jetë i disponueshëm për stafin mjekësor dhe publikun e gjerë.

Kjo metodë e re që prodhon rezultate brenda 10 deri në 15 minuta, do të ndryshojë rregullat e lojës. Mjekët dhe infermierët e Institutit të Shëndetit Publik me simptoma të ngjashme me COVID-19 do të dinë menjëherë nëse janë mbartës të COVID-19 apo jo, ose a janë shëruar prej saj, duke u mundësuar rikthimin e tyre në punë, në një kohë kur njerëzit kanë nevojë si kur më parë për ta.

The Guardian

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0