Observatori i parë i Kosovës, përmes donacioneve!

Observatori i parë i Kosovës, përmes donacioneve!



Bordi drejtues i organizatës “Përfaqësimi i Astronomisë së Kosovës” ka krijuar një fushatë donacionesh nëpërmjet faqes “GoFundMe”, ku kërkon mbështetjen e njerëzve, si e vetmja mundësi, për të ndërtuar Observatorin e parë planetar në Kosovë.

Sipas organizatës, kjo nismë vjen si pasojë e mungesës së fondeve nga qeveria kosovare. “Edhe pse morëm autorizimin e Parlamentit të Kosovës vitin e kaluar për Observatorin, fondet nuk u liruan kurrë, pavarësisht protestave dhe kërkesave tona të shumta”, janë shprehur ata.

Sipas kësaj organizate, ndërtimi i Observatorit do t’u japë Kosovës dhe të rinjve të vendit një mundësi, për të nxjerrë breza më të edukuar në shkencë, por edhe në disiplina të tjera.

“E ardhmja e Kosovës mbështetet te gjenerata e ardhshme që rritet dhe po konkurron teknologjikisht midis vendeve tona fqinje. Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria dhe Matematika (STEM) do të luajnë një rol kryesor në Kosovë për të ecur përpara”, thanë ata.

Observatori do të jetë i ngjashëm me atë të vendeve më të zhvilluara dhe do të jetë një investim, që në periudhën afatgjatë, do t’i japë Kosovës oportunitete në rritjen ekonomike. “Ky objekt do të jetë i ngjashëm me ato në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Evropë që kanë frymëzuar rininë e tyre dhe në mënyrë të ngjashme do të frymëzojë kosovarët që të ndjekin grada të përparuara në shkencë. AOK beson, se një strukturë e tillë është thelbësore, për një afat të gjatë, për rritjen ekonomike dhe të ardhmen e Kosovës. AOK është e angazhuar për krijimin dhe funksionimin e një strukture të tillë, për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë”.

Organizata shprehet se nevojiten edhe 230 mijë dollarë të tjera për të mbuluar shpenzimet e ndërtimit, ndërsa toka e ndërtimit dhe infrastruktura të tjera teknologjike janë gjetur tashmë.

 

Gofundme

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0