Shqipëri-Kosovë, një bashkëpunim më i fortë ekonomik?!

Shqipëri-Kosovë, një bashkëpunim më i fortë ekonomik?!


Pas një takimi të gjatë, kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministri i ri i Kosovës kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, duke theksuar një rritje të fortë të bashkëpunimit.

“Shqipëria dhe Kosova do të nisin një bashkëpunim të fuqishëm që nuk e kanë pasur asnjëherë”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Lexo: Bashkëpunimi ekonomik jo i kënaqshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës

Krerët e dy qeverive bënë të ditur se kanë rënë dakord që të ngrihet një komitet ndërshtetëror me ministra dhe deputetë, i cili do të ketë në fokus analizimin e ecurisë së 77 marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve. Komiteti do të ketë për detyrë gjithashtu që shtojë edhe marrëveshje të tjera në mënyrë që të mundësohet një ritëm i ri në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ata pranuan që rezultatet e deritanishme të projekteve për bashkimin ekonomik nuk kanë qenë ato të pritshmet. Ndaj në fund të muajit mars do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverive në Shkodër.

Lexo: Mobiliteti, pararendës për punësimin në sektorin e arsimit Shqipëri-Kosovë

Për sa i përket minishengenit ballkanik, dy kryeministrat nuk kanë rënë dakord. Kurti tha se, në fokus të këtij takimi ishte makroshengeni shqiptar dhe më pas do të diskutohet për pjesëmarrjen ose jo të Kosovës në nismën për minishengenin ballkanik. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, tha se, “makroshengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me shengenin rajonal”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/141718033588041/?t=425

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0