Duke filluar që nga viti 2021, Netflix tha se do të raportojë kërkesat që merr nga qeveri të ndryshme çdo vit për të fshirë përmbajtje. Shumë kompani teknologjike i kanë raportuar këto lloj kërkesash duke përfshirë Facebook, Google, Amazon, Apple dhe Microsoft.
Për shembull, në vitin 2019, Netflix fshiu një episod të “Patriot Act” me komedianin Hasan Minahj, duke mos e shfaqur më në Arabinë Saudite me kërkesë të qeverisë. Kompania e fshiu episodin e titulluar “Arabia Saudite”, pasi qeveria e këtij vendi tha se ishte shkelur ligji ndaj krimit kibernetik. Heqja e këtij episodi u kritikua nga avokatë të fjalës së lirë, duke thënë se kjo dekurajonte lirinë artistike të fjalës.
Lexo këtu: Netflix sfidohet nga një konkurrent i ri, platforma Britbox
Gjithashtu, në 2019-n, Netflix hoqi filmin epik fetar të Martin Scorsese “The Last Temptation of Christ”, nga shfaqja në Singapor, pas një kërkese nga Autoriteti i Zhvillimit Mediatik Infokom të Singapor-it (IMDA). Filmi është ndaluar në këtë shtet.
Edhe më herët, Netflix fshiu serialin brazilian “The Last Hangover”, nga shfaqja në Singapor, në vazhdim të kërkesës së IMDA. Ky autoritet ka kërkuar nga Netflix-i që të fshijë “Cooking on High,” “The Legend of 420” dhe “Disjointed”, nga shfaqja në Singapor gjatë vitit 2018.
Në 2017, Autoriteti Vietnamez për Informacionin Elektronik dhe Transmetimet Live kërkoi nga Netflix që të fshijë “Full Metal Jacket”, nga shfaqja në Vietnam. Ndërsa Komisioni Gjerman për Mbrojtjen e të Rinjve i kërkoi Netflix-it që të fshijë “Night of the Living Dead”, nga shfaqja në Gjermani.
Në 2015, Organi i Etiketimit të Videove dhe Filmave në Zelanën e Re i kërkoi Netflix-it të fshijë “The Bridge”, nga shfaqja në Zelandën e Re, pasi filmi u konsiderua si “i dënueshëm” në këtë vend.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto