Si t'i tregoni një bashkëpunëtori se ai po ju “bezdis”

Si t’i tregoni një bashkëpunëtori se ai po ju “bezdis”


Nga Caroline Webb
Në disa raste ndodh që puna të na lidhë shumë edhe me kolegët e tjerë dhe si pasojë shpesh mund të ketë edhe edhe tensione e keqkuptime. Të tilla gjëra mund të dëmtojnë karrierën dhe ecurinë e punës.

Psikologët kanë dalë në përfundimin se një person në humor të keq transmeton ankthin tek tjerët brenda 5 minutave, edhe kur ata nuk janë duke folur me njëri-tjetrin ose duke punuar bashkë. Lajmi i mirë është se ka një mënyrë të sigurtë për të diskutuar çështjet e vështira me kolegët, edhe në një situatë të çuditshme hierarkike. Edhe në këtë rast mund t’i jepni një tonalitet pozitiv bisedës. Ja se si funksionon:

Vendos një qëllim bashkëpunues. Para bisedës pyesni veten: “Çfarë rezultati dua vërtet nga marrëdhënia me këtë person?” Në fillimet e karrierës sime, unë kisha një shef që ma korrigjonte punën. Ndonjëherë ai e vështirësonte sintaksën që fjalitë të bëheshin të vështira për t’u kuptuar, dhe mikromenaxhimi i tij po më bënte të ndihesha si një adoleshente me problemet e moshës. Ndjeja se duhet të thoja diçka. Pa menduar rreth qëllimit tim për bisedën me të, qëllimi im i pathënë mund të ishte: “sigurohu që ai të kuptojë se po të çmend!” Kjo do ta mbante trurin tim të fiksuar për “luftë”. Por 5 sekonda reflektim më ndihmuan të vendosja një objektiv më të përbashkët: “gjej arsyen se përse po sillet në atë mënyrë dhe zbulo se si të punosh bashkë me të në mënyrë efektive”. Nëse emocionet janë ngjitëse, do të përhapen më shumë.

Kërko leje. Nuk duhet vetëm të ‘hidhesh’ në historinë tënde. Thuaj diçka si: “Marrëdhënia ime e punës është e rëndësishme për mua, dhe kam diçka në mendje, a mund të flasim bashkë rreth kësaj?” Nëse është moment i keq, nuk do ta zgjidhje për bisedën tënde; nëse është moment i mirë, ke sinjalizuar qëllimin bashkëpunues.

Lexo: Shenjat që kolegët tuaj nuk ju respektojnë

Përshkruaj “faktet e vërteta”. Ideja është të zgjedhësh një incident specifik dhe të përshkruash atë që quan “fakte të vërteta”: gjërat që i di me siguri të plotë, të zhveshura nga emocionet, interpretimet, ose përgjithësimet. Për mua, kjo nuk nënkupton të them gjëra të tilla si, “redaktimet e tua ta shpifin” ose “nuk po më jep hapësirë mjaftueshëm”. Këto deklarata janë të debatueshme, sepse personi tjetër mund të të thotë “Kjo nuk është e vërtetë”. Edhe pse janë shumë kritikë, ka më shumë gjasa që të mbrohen. Kjo do të thotë se nuk do të jenë aq bujarë sa për t’u përgjigjur. Në vend të kësaj kërko për diçka më tepër të tipit “Çfarë vura re unë (përshkruaj fakte, fakte, fakte).” Tregohu sa më i saktë dhe konkret të mundesh, edhe nëse mendon se ka një problem të madh me çështjen. Në rastin tim, unë thashë: “Unë vura re se në prezantimin e fundit, ju rishkruat titujt e 14 nga 20 slide. Fjalitë u bënë më të gjata dhe të vështira për t’u kuptuar.”

Thuaj se si “faktet e vërteta” të bënë të ndiheshe, dhe përse kjo ka rëndësi për ty. Ashtu si “faktet e vërteta,” ndjenjat e tua nuk janë të pasigurta dhe përshkrimi i tyre shpjegon se përse po e ngre çështjen. Kërkimet kanë gjetur gjithashtu se niveli i stresit ulet kur i etiketon saktësisht emocionet. Kështu që ajo që thashë unë ishte: “Më bëri të shqetësohesha fakti që nuk po e kuptoja se çfarë kërkoje prej meje”. Kështu, nuk përdor as gjuhën agresive. Unë isha e inatosur, sigurisht, por kur pyeta veten se cila ishte një frikë më e thellë përtej inatit tim, ishte shqetësimi se mos nuk po kuptoja. Kjo ndihmon që të shtosh një shpjegim të sinqertë se përse ka rëndësi për ty, që të transmetosh se ti nuk po ankohesh. Nuk ka përse të jetë e ndërlikuar. Unë thjeshtë i thashë: “Ka rëndësi për mua të bëj një punë të mirë.”

Kërko perspektivën. Kur kemi marrë guximin të flasim për një temë të vështirë, është e thjeshtë të harrojmë që mund të mos e kemi parasysh të tërë situatën; ne të gjithë vuajmë nga një fenomen që nga shkencëtarët njihet si “vëmendja përzgjedhëse.” Kështu që sigurohu të pyesësh: “Cila është perspektiva jote në këtë?” Kushtoju rëndësi përgjigjieve të tyre, për të të dhënë një ide të qartë se si të zgjidhësh problemin. Në rastin tim, u bë e qartë kur qëllimi i menaxherit tim ishte të shtoja atë që ai e quante “më shumë nuanca” në atë mesazhin tim bardh e zi. Ai nuk ishte një autor i mirë, kështu që redaktimet e tij nuk ishin shumë efektive. Por, në momentin që e kuptova qëllimin e tij, mund ta kuptoja më mirë se si të arrija nevojat e tij dhe të miat gjithashtu.

Zgjidheni problemin bashkarisht. Në fund, vendosni bashkë se si të përmirësoni situatën. Përpiqu t’i kërkosh njëherë mendimin menaxherit, para se ta zgjidhni situatën bazuar në sugjerimet e tij/saj. Kjo nuk do thotë t’i përmbahesh hierarkisë; është sepse studimet kanë treguar se njerëzit ndihen shumë më të lidhur me një ide, të cilës i kanë dhënë vetë formë. Kështu që para se të thoja “në rregull, ja se çfarë do të bëj ndryshe në të kaluarën, dhe kështu do të doja t’i merrja udhëzimet nga ju”, unë duhet të pyesja: “çfarë mund të bëj për ta prezantuar me më shumë finesën?”

HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0