Shenjat që kolegët tuaj nuk ju respektojnë

Shenjat që kolegët tuaj nuk ju respektojnë

~6 minuta lexim


Po e ndjeni veten sikur nuk po respektoheni aq sa duhet në vendin e punës? Nëse këtë nuk j’ua kanë shfaqur në mënyrë direkte, ekzistojnë disa mënyra për ta shprehur dhe njëkohësisht për ta kuptuar. Ky mospëlqim mund të burojë nga kultura organizative, ose thjesht nga disa njherëz jo pozitivë në vendin e punës. Pavarësisht të gjithave është mirë që ju të dini t’i kuptoni këto shenja. Ja cilat janë disa prej tyre:

Ju jeni objekt i thashethemeve – Tashethemet janë pjesë e çdo zyre. Por nëse e shikoni që jeni pothuajse gjithmonë ju ky objekt, atëherë duhet të bëni kujdes, sepse situata përveçse është serioze, është njëkohësisht edhe rënduar, sidomos për anën tuaj psikologjike. Pavarësisht nëse kolegët tuaj po flasin për jetën tuaj personale ose profesionale, është një shenjë që nuk po merrni respektin që meritoni.

Ndiheni të injoruar – Kjo është një formë e keqe e mosrespektimit. Gjërat duken mirë me bashkëpunëtorët tuaj, por ju duket sikur thjesht nuk po dëgjoheni. Askush nuk i dëgjon fjalët e tua në mbledhje. E-mail-et e tua për nuk lexohen. Shqetësimet që shfaq janë sikur të mos i kishit shprehur.

Ju vidhen idetë – Nuk ka asgjë më zhgënjyese sesa të kesh një koleg që merr mirënjohjen për punën tënde. Kjo mund të ndodhë ndonjëherë, por nëse fillon e praktikohet shpesh, ju duhet të bëni kujdes, idetë tuaja mund të jenë shumë të mira dhe ju si autor i kësaj ideje s’po dukeni askund. Kërkoni atë që është e juaja, fundja spo i merrni të drejtën askujt, thjesht po kërkoni atë që  ju takon.

Qortoheni pa qenë nevoja – Nëse shikoni që ju herë pas herë “ju tërhiqet veshi” për çdo gjë që ndodh në zyrë bëni kujdes. Kjo mund të jetë një shenjë injorimi ose një shenjë spostimi. Nëse ju do i lejoni të tilla gjëra, vjen një moment që edhe mund t’ju shajnë. Kritikat e vazhdueshme, mund të jenë një tregues se ju jeni aty ku askujt nuk ja prsite mendja, ose dikush po kërkon t’ju spostojë. Ngacmimi nuk mund të jetë i pranueshëm për askënd.

Lexo: Pse askush nuk mund të marrë atë që është e jotja?

Gjuha e trupit flet shumë – Ndonjëherë gjuha e trupit flet më shumë sesa fjalët. Apo shenjat e këqija mund tju bëjnë të ndiheni keq. Autoriteti juaj vazhdimisht vihet në dyshim ose nuk merret parasysh. Meqë politikat e zyrës janë ato që janë, me siguri do të duhet të luftoni me të paktën disa kolegë që bëjnë thirrje për pushtet gjatë rrjedhës së karrierës tuaj. Por nëse autoriteti juaj vazhdimisht po vihet në pikpyetje, ju ndoshta duhet të merrni parasysh veçanërisht nëse kundërshtarët tuaj janë në të njëjtin nivel ose poshtë jush në hierarki. Kjo është një shenjë që bashkëpunëtorët tuaj nuk ju marrin aspak seriozisht.

Ndiheni shpesh të përligjur – Gjithmonë do të keni ditë të këqija në zyrë. Por një bashkëpunëtor i ngushtë ose një grup kolegësh mund t’i bëjë gjërat vërtet të padurueshme. Kjo lloj sjellje pasiv-agresive ka për qëllim t’ju vë në pozita edhe pse shpesh ky person mund të duket miqësor me ju.

Nuk ju përfshijnë në biseda – Nëse ndiheni sikur përjashtoheni vazhdimisht nga diskutimet e rëndësishme, ky është një problem. Me gjasë do të thotë që kolegët tuaj nuk i vlerësojnë kontributet tuaja.

Ju jeni nënshtruar vërejtjeve të papërshtatshme – Të punosh nën një varg komentesh të papërshtatshme shpejt mund të bëhet e padurueshme. Nëse i keni nënshtruar këtij lloji të ngacmimeve në zyrë, dokumentoni incidentet dhe raportojini ato HR ose mbikëqyrësi juaj.

Shpesh ndiheni keq – Nëse qëndroni të ndershëm me veten dhe kjo nuk duket të jetë rasti, atëherë ka një shans të fortë që bashkëpunëtorët tuaj nuk po ju trajtojnë siç duhet – gjë që është e papranueshme.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo...”
— Mark Twain
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0