Pse akush nuk mund të marrë atë që është e jotja?

Pse askush nuk mund të marrë atë që është e jotja?



Shkruar nga Melisa Shehu, Psikologe
E gjithë jeta në vetvete është një “luftë” dhe sakrificë e bukur, ku çdo ditë duhet të luftosh për atë që është e jotja. Ndaj mblidh guximin dhe lufto për gjërat që janë të rëndësishme për ty. Ne shpesh ndalemi për disa arsye, ndoshta ashtu jemi rritur, ndoshta ashtu na kanë mësuar të luftojmë për gjërat tona, por nuk është vonë, BËJE TANI. Jeta na jep disa mundësi ndoshta jo në kohën e duhur, por duhet të jemi gjithmonë gati.

  • Hapi i parë është të punosh me veten. Njihe veten tënde, puno fort me të, bëj më të mirën tënde. Duke njohur veten ti mëson kush je dhe se çfarë meriton. Sa ke punuar për të arritur aty ku je? Duke ditur se çfarë meriton ti, tregohesh i ndershëm dhe fisnik me gjërat që ndoshta i meriton dikush tjetër.

Lexo: Vitin e ardhshëm nisja nga vetja

  • Hapi i dytë është që duhet t’i vendosim vetes qëllime, qëllime për të cilat duhet të punojmë fort çdo ditë. Vetëm nëse punon fort çdo ditë do marrësh atë që ke merituar, dhe askush nuk mund t’a marrë atë që është e jotja.
  • Mos u dorëzo. Në rrugën tënde do përballesh me njerëz që nuk kanë bërë asgjë për të arritur aty ku dëshiron të arrish, mund të përballesh me njerëz të cilët duan të marrin të gatshme atë për të cilën ti ke punuar fort. Mbroje atë ç’ka është e jotja. Ti ke investuar në ëndrrën tënde, dhe për sa kohë e ke bërë këtë, ke gjithë forcën dhe potencialin e nevojshëm për të arritur majat e suksesit tënd. Ata që fitojnë, janë ata që shohin përtej rezultateve të së sotmes. Me kalimin e kohës, ajo që ke mbjellë do të lulëzojë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0