Vitin e ardhshëm nisja nga vetja

Vitin e ardhshëm nisja nga vetja


Melisa Shehu, Psikologe

Viti i Ri është një mundësi e re për të nisur diçka nga fillimi. Ndaj kemi mundësi të fillojmë nga e para për të bërë më të mirën tonë, për t’u bërë më të mirë. Ajo që ne bëjmë gabim është që i vendosim vetes qëllime që nuk lidhen me rritjen tonë të brendshme, por me plane. Së pari, është e rëndësishme që në këtë vit të ri qëllimet tona të lidhen me veten.

  • Gjej paqen tënde të brendshme. Vendosi qëllim vetes që të fokusohesh tek vetja jote dhe të punosh fort me gjendjen tënde. Gjithçka, çdo sukses fillon nga ti, nga ndjesitë e tua, nga mënyra se si mendon, sa i paqtë je ti me veten. Për këtë mund të listosh mënyrat që të bëjnë të arrish këtë qëllim.
  • Puno me besimin në vete. Shumë qëllime në jetë ne nuk i arrijmë sepse nuk besojmë në vete. Ndaj mos fillo me plane që lidhen me arritje familjare ose profesionale pa punuar me besimin tënd në vete. Ti je gjithçka që ke, ndaj puno dhe beso fort në gjithçka që bën. Ndoshta nuk do të jesh më i miri, por këmbëngulja dhe besimi në vete do të të bëjnë gjithmonë të suksesshëm.

Lexo: Si të fitoni vetëbesimin?

  • Rrit marrëdhëniet e tua. Të kesh miq dhe të kujdesesh për marrëdhnjen e tua bën mirë për shëndetin mendor. E rëndësishme është që çdo ditë të rrisim marrëdhëniet tona, të mos xhelozojmë për jetën dhe arritjet e dikujt tjetër, por t’i njohim ato dhe të fitojmë modelin më të mirë prej tyre. Ti je unik dhe kjo të bën shumë të veçantë ndaj rrit qenien tënde, rrit marrdhëniet dhe ndihu mirë me gjithçka që të rrethon.
  • Ji mirënjohës! Gjithçka që ti ke arritur gjithë këta vite, ndoshta nuk është ajo që ke dashur, por e gjithë kjo të ka bërë ky që je sot, ndaj ji i kënaqur dhe mirënjohës. Mirënjohja të fal vërtet paqe me veten.
  • Mendo të bësh veten tënde krenar dhe jo të tjerët. Ajo ç’ka ka rëndësi je ti, ndaj puno fort, mos mendo për të tjerët, por për veten.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0