Pas “Sardi Shoes” është Christian Louboutain shqiptar

Pas “Sardi Shoes” është Christian Louboutain shqiptar


Elisard Feimi është 27 vjeçari nga Vlora, i cili pasionin e njohuritë e tij i ka kthyer në biznes në Itali. Sardi Shoes është një emër që lidhet plotësisht me modelin që mund të lindë vetëm në qytete si Milano, por dhe po aq shqiptar njëkohësisht (Elisard).

Sipërmarrësi i ri shqiptar ka studiuar për administrim, marketing dhe financë. Sfidave të një familje emigrante, ai u ka dhënë vlerë. Nisja e biznesit nuk do të ishte e lehtë. Që në moshën 18 vjeçare i është dashur të punojë në një fabrikë artizane këpucësh në Milano. Studimet në të njëjtën kohë i kërkonin angazhim edhe në mbrëmje vonë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 20 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Paga shumë e ulët, qesharake në sytë e bashkëmoshatarëve të tij, nuk e ka penguar të shohë vlerën e këpucës dhe zhvillimit të saj si sipërmarrje. “Në këtë fabrikë ndodhi edhe takimi im i parë me këpucët me shollë të kuqe (Christian louboutain) ku edhe u dashurova me stilin e tij të krijimit”, thotë Feimi në intervistën për BusinessMag.

Pas disa vitesh përvojë në krijimin e këpucëve kaq të njohura në të gjithë botën Feimi mendon, “pse jo një shqiptar në kryeqytetin e modës, siç është Milano, me shumë ide të reja dhe me një përvojë të mjaftueshme të krijonte diçka të tijën, diçka ku të prezantonte veten, idetë e tij, vizionin e tij.

“Këpucët janë e vetmja gjë që di të bëj, ndaj investova gjithçka në idenë time, bindjen time, eksperiencën time edhe pse nga shumë të afërm u quajta “i çmendur”, sepse kush isha unë në një botë kaq të madhe të modës…Por, i vetmi zë që dëgjoja ishte vetja ime, i ngarkuar me bindjen e plotë në aftësinë time, me familjen gjithmonë në krah gati për të më mbështetur”, thotë ai duke theksuar se ia doli të themelojë sipërmarrjen e këpucëve Sardi.

Brandi tashmë ka një vit në tregun italian. Ka krijuar një emër të mirë dhe synon të njihet ndërkombëtarisht. Ai po studion tashmë tregun shqiptar, për të zhvendosur këtu një pjesë të biznesit të tij.

Arsyet pse ky biznes do të ketë sukses sipas ti, lidhen me faktin se, këpucët realizohen nga artizanë me shumë eksperiencë në këtë fushë dhe materialet, të cilat përdoren për krijimin e këpucëve janë të një cilësie të lartë. Çmimet variojnë sipas llojit të këpucëve, por klientela është e kënaqur. Kjo vjen edhe për faktin që këpucët e markës Sardi Shoes, janë gërshetim i luksit dhe komoditetit.

Për prodhimin e këpucëve Sardi, përdoren materiale të një cilësie të lartë ndaj edhe çmimet janë relativisht të larta. “Në ofrojmë dërgesën kudo në botë falas dhe ofrojmë mundësinë e personalizimit”, thotë themeluesi i kompanisë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 20 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Elisardi shprehet se, “Brandi im është i ri dhe përpara më pret një rrugë e gjatë e mbushur me dështime e suksese. Unë kisha një vision, e realizova dhe dëshiroj që të krijoj diçka që të jetojë edhe kur unë të mos jem më”.

Ai dëshiron shumë që të rinjtë ta marrin këtë si një histori motivimi, duke kuptuar se nëse ke dëshirë, vullnet dhe pasion mund të arrish aty ku dëshiron, të krijosh diçka tënden dhe të mos jesh më i varur nga askush.

“Bëjini gjërat me pjekuri dhe maturi. Vetëm kështu do të keni sukses të garantuar”, thotë Elisard Feimi për BusinessMag.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0