Lexoni: Shqiptarët rrisin shpenzimet për kulturën
Shpenzimet strategjike
Një shpenzim strategjik, është një shpenzim i cili sjell fitim të menjëhershëm në biznes ose e mbron atë nga humbjet e mëtejshme. Shpenzime strategjike mund të quhen dhe shpenzimet që gjenerojnë të ardhura në një periudhë të dytë.
Shpenzime të tjera strategjike mund të quhen dhe mbrojtja e pronës intelektuale nëpërmjet regjistrimit ose krijimit të një patente. Shuma parash strategjike mund të shkojnë dhe për këshilluesit dhe trajnerët jashtë kompanisë suaj, ku ju do të keni mundësinë të kuptoni se cilat duhet të jenë objektivat e duhur, në mënyrë që kompania juaj të ketë sukses në treg, gjë e cila përkthehet dhë në gjenerime më të larta parash.
Shpenzimet jo-strategjike
Çfarë janë shpenzimet jo-strategjike? Marketing që nuk funksionon. Pjesëtarë skuadre që nuk janë produktivë e nuk sjellin diçka pozitive në mjedisin e punës. Shpenzime të kota që nuk ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen e produktivitetit të kompanisë.
Gjetja e balancës
Gjetja e balancës midis shpenzimeve strategjike dhe atyre jo-strategjike nuk është gjithmonë e lehtë. Duhet të jeni të qartë në objektivat tuaj, të cilët më pas duhet të ndiqen nga shpenzime strategjike që do të ndihmojnë në ecurinë e kompanisë. Nga ana tjetër, duhet të kemi kujdes dhe të jemi të vëmendshëm për çdo shpenzim të kotë e në momentin e identifikimit, të qenit strikt ndaj tyre është e rëndësishme.
Lexoni: 7 mënyra për të shmangur shpenzimet e tepërta gjatë festave të fundvitit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.