Apple ngre padi ndaj ish-punonjësit

Apple ngre padi ndaj ish-punonjësit


Pse Apple po akuzon një ish-punonjës të sajin që ka hartuar një startup ndërkohë që punonte aty?

Është kjo e drejtë e punonjësve apo jo?

Ka shumë arsye që ia vlejnë për t’u bërë sipërmarrës. Apple është duke propozuar idenë se një person nuk duhet ta fillojë sipërmarrjen e tij, ndërkohë që është duke punuar diku tjetër si i punësuar. Apple po akuzon Gerard Williams, një ish-punonjës, i cili e la punën vitin e kaluar sepse themeloi një kompani personale serverash dhe çipash të quajtur Nuvia, thotë Reuters. Williams ka punuar për Apple në sektorin e çipave, ku ka qenë në pozicionin e arkitektit për procesorët dhe çipat e iPhone-ve dhe iPads-ve.

Apple thotë se nuk është problem që punonjësit të largohen nga kompania, por Williams e ka shkelur marrëveshjen e besnikërisë me kompaninë. Ndërkohë që ai punonte tek Apple ka hartuar planin dhe strategjinë për startup-in e kompanisë që synonte të ndërtonte. Apple paditi Williams në muajin gusht duke e akuzuar se kishte shkelur kontratën e firmosur. Në kontratë ai kishte pranuar se “nuk do të planifikoj të angazhohem dhe nuk do të angazhohem në asnjë kompani, ndërkohë që punoj tek Apple”.

Apple gjithashtu tha se Williams ka folur me punonjësit e tjerë gjatë orarit të punës për t’u propozuar atyre të bashkohen me të në kompaninë e tij të re, raporton Reuters. Edhe pse kjo nuk është e vërtetë, nuk është medoemos diçka e keqe sipas ligjit të Kalifornisë. Gjatë kundërpërgjigjes ndaj padisë, Williams tha se asnjë nga ligjet e Kalifornisë nuk e ndalon punonjësin të planifikojë hapjen e një biznesi të ri.

Lexo: Apple ka punësuar një ekip sekret për lançimin e satelitëve

Gjykatësi i çështjes, Mark Pierce, gjatë vendimit tha se Apple nuk fitonte asnjë dëmshpërblim lidhur me padinë e bërë. Megjithatë ai lejoi që padia të vazhdojë. Nëse e shohim çështjen në një kontekst më të gjerë, kjo do të thotë që padia mund të shkojë më tej dhe vendimi përfundimtar nuk dihet ende. Pavarësisht të gjithave, kjo çështje përbën shqetësim si për punëdhënësit ashtu edhe për punëmarrësit.

Në një treg që inkurajon vazhdimisht iniciativat sipërmarrëse, gjithnjë e më shumë të punësuar janë duke menduar të ndërtojnë kompanitë e tyre. Në raste të tilla, kompanive aktuale do i duhet të konkurrojnë me punonjëësit e tyre. Sigurisht që punëdhënësit nuk duan konkurrencë nga punonjësit e tyre të cilët shfrytëzojnë orët e punës për të planifikuar lëvizjet qe do bëjnë në të ardhmen. Megjithatë politikat e tregut janë shumë të ashpra dhe nuk mund t’i mbështesin punëdhënësit për kufizimin e punonjësve në këtë çështje.

Duke marrë në konsideratë fuqinë dhe ndikimin që ka Apple, një padi e tillë është e çuditshme. Sidomos në Kaliforni, ku shanset për të fituar një padi janë të pakta. Apple mund ta ketë përdorur padinë si strategji për të paralajmëruar punonjësit e tjerë që të mos planifikojnë gjëra të reja në orarin e punës. Fundja, pas një farë kohe kjo mund t’i shkaktojë kosto të rënda kompanisë.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0