Si të krijojmë ekipe efektive? - Business Magazine Albania

Si të krijojmë ekipe efektive?


Pyetja: Si të krijojmë ekipe efektive? fillimisht u shfaq në Quora: vendi ku fitohen dhe ndahen njohuri dhe njerëzit mësojnë nga njëri tjeri dhe kuptojnë më mirë botën.

Përgjigje nga Risto Siilasmaa, Kreu i Nokia dhe F-Secure, Autori i Transformimit të Nokia.

Lexoni: Marketingu dhe Shitjet si një ekip i vetëm

Filloni duke rënë dakord për një kod sjelljeje: Cilat janë parimet se si do t’i merrni vendimet? Cilat janë vlerat që ju ndani? Si do të veproni?

Të paturit e një qëllimi të përbashkët është mënyra më e mirë për të bërë së bashku një ekip. Kjo mund të hapë rrugët në shumë situata të vështira. Gjeni këtë qëllim dhe rekrutoni njerëz me të cilët bini dakord për këtë qëllim.

Në bordin e Nokia-s, ne kemi një seri udhëzimesh që i quajmë “Rregullat e Artë”. Rregulli i parë dhe më kryesor është: Gjithmonë supozoni qëllimet më të mira nga veprimet e të tjerëve. Kjo do të krijojë themelin e besimit dhe respektin reciprok. Rregullat e Artë nuk janë gdhendur në gur. Ato janë një guidë mjaft fleksibël për t’u përshtatur në situata të ndryshme dhe për çdo lloj kërkese. Çdo vit, para Mbledhjes së Përgjithshme Vjetore, i rishikoj rregullat me bordin e drejtorëve, kërkoj ide nga kolegët e mi dhe përpiqem të mendoj nëse ne mund ose duhet të ndryshojmë rregullat për të pasqyruar më mirë sfidat me të cilat po përballemi, gabimet që kemi bërë gjatë vitit të kaluar dhe për të shmangur keqkuptimet e ardhshme.

Lexoni: Si të motivoni ekipin tuaj në kohë të vështira?

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0