Vlerësimet e INSTAT-it, tregojnë se rritjen më të madhe vjetore e shënuan çmimet e prodhimit në industrinë nxjerrëse (20 %). Në këtë periudhë ka kushtuar më shumë rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror (34%).
Interesant është fakti që kostot e përpunimit kanë rënë lëhtësisht me 1% në nje vit. Ato ranë si pnë përpunimin e mineraleve, produkteve ushqimore, metaleve dhe veshjeve.
Sipas ekonomistëve, rritja e kostove në përpunim
Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 101,3, duke u rritur me 1,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017. Kjo ka zbutur disi rritjen e kostos së prodhimeve përfundimtare.
Lexo: Rritet gati 12% kostoja e punës në katër vite. Kostot më të larta në banka
Ekonomistët vlerësojënë se rritja e kostos në prodhim, paralajmëron rritje çmimi për produktet përfundimtare në treg.
Kostoja sipas instat është rritur më shumë për produktet që ne po importojmë, duke arritur mbi 4% më shumë se një vit më parë. Ky faktor, krahas vlerësimit forcimit të monedhës vendase ndaj euros, rrezikon të ulë konkurrueshmërinë e eksporteve tona.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto