5 mesazhe të fuqishme që George H.W. Bush ka për njerëzit - Business Magazine Albania

5 mesazhe të fuqishme që George H.W. Bush ka për njerëzit


George H.W. Bush, Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, ndërroi jetë më 30 Nëntor 2018. Ndërsa është reflektuar mbi trashëgiminë e fuqishme të ikonës 94-vjeçare, një gjë është e sigurtë: Ai ishte plot urtësi dhe kishte meritën të ishte themeli për lumturinë dhe suksesin. Si të tilla, këto pesë shprehje frymëzuese nga George Bush Sr. japin një mesazh mjaft të fuqishëm për t’u përqafuar nga të gjithë:

Lexoni: 5 presidentët amerikan më të pasur

  1. “Unë kam mendime të miat, por jo gjithmonë bie dakord me to.”

George Bush Sr thotë me të vërtetë diçka të thellë këtu. Ai thekson nevojën për të qenë të vetëdijshëm dhe të disiplinuar për mendimet që keni. Mbani veten tuaj në kontroll dhe qëndroni të përulur.

  1. “Mendoni për çdo problem, për çdo sfidë, me të cilën përballemi. Zgjidhja për secilën fillon me edukimin.”

Për këdo që hyn në një rrugë startup, arma juaj e vërtetë janë njohuritë. Në edukimin e vetes për tregun, mundësitë, zgjidhjet, etj, ju bëheni në mënyrë efektive të përgatitur për të marrë vendime të zbatueshme.

  1. “Xhaxhai im më ofroi një punë në Wall Street, por pata dëshirë të mos pranoja, të bëja diçka për veten time.”

Krijojeni vetë rrugën tuaj. Përcaktoni se si duket suksesi për ju dhe zotërojeni atë, kudo që të jetë.

  1. “Unë mendoj se shpirti i Amerikës, që do të bëjë të tjerët të ndihen mirë, ose ndërkombëtarisht dëshira për të parë vendet më mirë, ose njerëzit në vende më të mira, është një pjesë shumë e vlefshme dhe e rëndësishme e qenies sonë të brendshme.”

Nëse pasioni juaj është në një punë jofitimprurëse ose fitimprurëse, krijoni vlera thelbësore që përpiqen të ndikojnë tek ata që janë përreth jush. Ose aktivizohuni më shumë brenda komunitetit tuaj dhe ndani me ta njohuritë që keni fituar gjatë udhëtimit tuaj deri më tani.

Lexoni: Fjalimi i fundit i Presidentit Obama

  1. “Ëndrra Amerikane do të thotë t’i japësh të gjithëve, duke u përpjekur shumë, duke bërë diçka. Asnjë përkufizim i një jete të suksesshme nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse t’i shërbejë të tjerëve.”

Mënyra më e mirë për të një jetë të suksesshme nuk ka të bëjë me atë se sa shumë ju bëni, por më tepër me impaktin që ju lini pas.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0