IQOS – Një produkt që ofron shijen e vërtetë të duhanit, prezantohet për herë të parë në Shqipëri - Business Magazine Albania

IQOS – Një produkt që ofron shijen e vërtetë të duhanit, prezantohet për herë të parë në Shqipëri


Në Forumin Ekonomik të Tiranës, Phillip Morris International, përmes një këndi të dedikuar prezantoi për herë të parë në Shqipëri produktin novator IQOS, i cili në ndryshim nga cigaret tradicionale që djegin duhanin, punon në parimin me ngrohje të duhanit. Prandaj, gjatë përdorimit të IQOS, nuk ka tym, hi, katran dhe njëkohësisht shmangen dhe shumë përbës të tjerë të dëmshëm që mund të gjenden në tymin e cigareve.

Në zhvillimin e këtij produkti që ofron një mjedis pa tym dhe ka potencial të jetë më pak i dëmshëm për shëndetin e duhanpirësve të rritur, kompania ka investuar rreth 4.5 miliardë dollarë amerikanë gjatë 12 viteve të fundit.

“Philip Morris nuk është më e njëjta kompani siç ishte një dekadë më parë. Plani ynë është krijojmë një të ardhme pa tym, duke bindur të gjithë duhanpirësit e rritur, të cilët zgjedhin të pijnë duhan, të ndalojnë konsumimin cigareve dhe të kalojnë tek përdorimi i produkteve pa tym”, tha Radmilo Vlacic Menaxher i Përgjithshëm i Philip Morris në Shqipëri.

Duke nisur nga ideja se të gjithë, duhanpirësit dhe jo duhanpirësit, meritojnë të jetojnë në mjedis pa tym, Phillip Morris International ka punësuar mbi 400 shkencëtarë dhe ekspertë të lartë, të cilët kishin për detyrë të krijojnë një produkt që u ofron duhanpirësve kënaqësinë e vërtetë të duhanit, por duke shmangur efektet negative që kanë të bëjnë me pirjen e duhanit. Rezultati i një pune dymbëdhjetëvjeçare është IQOS një produkt duhani me ngrohje pa djegie.

Vlacic shpjegoi se ndryshe nga cfarë mendohet, shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin nuk është nikotina por tymi i duhanit.

Falë shkencës dhe teknologjisë duhani i HEETS që përdoret me pajisjet elektronike të quajtura IQOS ngrohet deri në 350 gradë. Gjatë përdorimit të IQOS, lëshohet aerosoli që siguron shijen e vërtetë të duhanit, por me një erë të butë që shpërbëhet brenda pak sekondave. Kjo siguron që nuk ka efekte negative në cilësinë e ajrit të brendshëm në dhomën ku përdoret IQOS, e cila sigurisht që është një lajm i mirë dhe për  jo-duhanpirësit.

Në të gjitha tregjet ku IQOS është prezantuar deri më tani është mirëpritur edhe në mesin e duhanpirësve më të rregullt. Aktualisht, rreth 6 milionë duhanpirës në mbarë botën kanë kaluar nga cigaret tradicionale në IQOS.

Duke marrë parasysh numrin e lartë të duhanpirësve të rritur në Shqipëri, shpresojmë se ky produkt së shpejti do të vijë dhe në tregun tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0