Apple ka publikuar reklamën e saj të Krishtlindjeve një muaj më parë duke arritur mbi 20 milionë shikime në YouTube në vetëm një muaj. Google, nga ana tjetër, publikoi dje reklamën e saj duke arritur më shumë se 6 milionë në më pak se 24 orë.
Lexoni: Reklamat e fundvitit: Ja si festojnë brandet shqiptare
Këtë vit Google vendosi të godasë me klasiken më të famshme të Krishtlindjeve që nga viti 1990, duke rikrijuar filmin ‘Home Alone’ me Google Assistant. Kevin Mccalister tani është një i rritur, i cili përditëson eksperiencën “I vetëm në shtëpi” për shekullin e 21-të.
https://youtu.be/xKYABI-dGEA
Motoja e Google thotë ” Make Google Do It” duke e bërë atë shumë më komerciale se “Share Your Gifts” të Apple. Apple erdhi me një video të animuar të këndshme që është më pak se tre minuta e gjatë, gjë që e bën shumë të gjatë në krahasim me një minutë të Google. Reklama e tyre ka të bëjë me një grua të re introverte, e cila është shumë e talentuar, por nuk lejon që kreativiteti i saj të dalë jashtë ambienteve të shtëpisë së saj. Në fund, qeni i saj e ndihmon duke hapur dritaren.
https://youtu.be/3dJCroCMBPM
Pyetja shoqëruese e Apple është: “A keni bërë ndonjëherë diçka të mrekullueshme, por keni frikë të ndani atë?”. Ndërsa Google fokusohet në shpjegimin e karakteristikave të Alexa. “Edhe Kevin McCallister ka nevojë për një ndihmë të vogël. “.
Ndërsa reklama e Google është më shumë komerciale me Google Asistent, në të njëjtën kohë ajo revokon humor dhe nostalgji. Reklama e Apple, nga ana tjetër, fokusohet në ndjenjat e ngrohta të zemrës, por nuk lë Mac dhe Air Pods jashtë nga figura.
Lexoni: Gabimet më të mëdha të markave gjatë vitit 2018
Edhe nëse nuk jeni një përdorues i Apple, duhet ta pranoni se Google na ka përshëndetur këtë periudhë pushimesh duke shkaktuar emocione shumë më të forta sesa reklama e Apple. Krishtlindjet nuk mund të vijnë pa parë çdo vit filmin ‘Home Alone’ dhe çuditërisht interesi në mbarë botën po rritet.
Do të ishte vërtet interesante dhe argëtuese të shikonim të gjithë “operacionin Kevin” se si do të dukej 28 vjet më vonë me të gjithë teknologjinë në dispozicion për atë djalë të shkathët.
burimi: Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.