Ky model është i njëjtë me variantet e tjera të iPhone X, por është i hapur, që do të thotë se je i lirë ta përdorësh atë në cilindo rrjet që preferon. Ai mbështet të dy rrjetet GSM dhe CDMA, e cila është e rëndësishme për gjithë ata persona që udhëtojnë shpesh.
Procesi i blerjes së telefonit është i njëjtë si zakonisht: Shkoni në faqen e internetit të Apple, klikoni “Buy (Blej)” në faqen e iPhone X dhe nën “Carrier” zgjidhni “Buy without a carrier“.
Koha e transportimit aktualisht është 5 ditë në SHBA për të gjitha variantet e iPhone X.
Është gjithashtu e mundur të marrësh menjëherë telefonin në një dyqan Apple.
burimi: Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.