Lexoni: Biznesi i madh, ja cilat janë përgjegjësitë dhe detyrat pas regjistrimit
I) Çertifikatë Rezidenti Tatimor
Dokumentacioni që kërkohet për t’u pajisur me çertifikatë rezidenti tatimor për:
1) Tatimpaguesin:
- Kërkesa me shkrim, ku specifikohet viti, shteti dhe arsyeja për të cilën kërkohet çertifikata.
2) Individin:
- Kërkesa me shkrim, ku specifikohet viti, shteti dhe arsyeja për të cilën kërkohet çertifikata;
- Vërtetim i banesës së përhershme (kopje e aktit të pronësisë së banesës, kopje e kontratës së qerasë ose vërtetim banese nga njësia administrative ku banon);
- Qëndra e interesave jetike (interesat personale dhe ekonomike). Personi vetdeklaron në lidhje me interesat e tij jetike dhe i bashkëlidh kërkesës një kopje të dokumentacionit që provon deklarimin e tij. Nëse personi është shtetas i huaj, por rezident për qëllime tatimore në Shqipëri, ai deklaron se interesat e tij familjare janë të lidhura me Shqipërinë, pasi familja e tij jeton në Shqipëri dhe ai punon në Shqipëri (ka biznes apo është i punësuar).
- Kohëqëndrimi në Republikën e Shqipërisë (shkresë nga D.P.P.SH, me të dhënat e hyrje-daljeve kufitare nga sistemi TIMS).
II) Vërtetim për shmangien e Taksimit të Dyfishtë
Për të aplikuar për shmangien e taksimit të dyfishtë kërkohet të paraqitet dokumentacioni si mëposhtë:
- Kërkesë me shkrim;
- Formulari i aplikimit të marrëveshjes (origjinal, i nënshkruar nga përfituesi i të ardhurave dhe autoriteti tatimor ku ai është rezident);
- Fotokopje e faturave;
- Kopje e njehsuar me origjinalin në shqip e kontratës ndërmjet dy palëve.
Nuk është e detyrueshme depozitimi i kontratës, nëse ajo është depozituar më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në këtë rast tatimpaguesi informon për referencat e shkresës së depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Lexoni: Ja cilat janë procedurat për të regjistruar një biznes
Nëse nuk ka kontratë ndërmjet palëve, tatimpaguesi duhet të informojë në kërkesën e tij rreth fakteve të mëposhtme:
- Lloji i shërbimit të ofruar;
- Kohëzgjatja e këtij shërbimi;
- Mënyra e ofrimit të shërbimit (online, on site);
- Nëse për ofrimin e shërbimit ka prezencë fizike në territorin e Republikës së Shqipërisë, të përcaktohet saktësisht kjo e fundit;
- Të ndahen pagesat për të drejtat e përdorimit, markat tregtare, liçencat etj në furnizimet e përziera (shërbim dhe pagesa për honorare).
III) Vërtetim për pagesën e Tatimit të Mbajtur në Burim për të ardhurat që jo-rezidentët kanë përfituar me burim në Republikën e Shqipërisë
Dokumentacioni i kërkuar për t’u pajisur me vërtetim për pagesën e Tatimit të Mbajtur në Burim është:
➢ Kërkesë me shkrim, ku të specifikohet:
- Emri dhe Nipt-i i tatimpaguesit që ka mbajtur tatimin në burim;
- Tatimpaguesi jo-rezident, numri i tij i identifikimit për qëllime tatimore, rezidenca;
- Vlera e faturave të lëshuara, periudha për të cilën janë lëshuar këto fatura si dhe Tatimi i Mbajtur në Burim.
Lexoni: Si të regjistroni një biznes të vogël? Publikohen procedurat
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto