Si të mbijetojmë si kompani startup në Kosovë?

Si të mbijetojmë si kompani startup në Kosovë?


Nga Driton S. Bejtullahu, CEO i kompanisë “Be Consulted”

Pozicionimi në treg kërkon kohë dhe nuk duhet pritur rezultate qysh në ditët e para. Një startup duhet të bazohet më shumë në thënien “Nuk shkohet në mal pa sëpatë”, që besoj se është arsyeja kryesore për qëndrueshmërinë e një biznesi.

Shumica e startup-eve zgjedhin një model biznesi në bazë të “…po ka punë filani” apo “kompanitë kanë nevojë për produktin tim”. Nga aspekti ekonomik, pajtohem se kërkesa e rrit ofertën, por biznesi ka shumë faktorë tjerë që duhen konsideruar. Nëse keni vendosur të adaptoni një model biznesi ekzistues, atëherë pyetjet që duhet bërë vetës janë si: A ju përshtatet ai stil i jetës dhe nëse po, a jeni të kualifikuar ta bëni atë punë!? Ose, nëse ju mendoni se tregu ka nevojë për shërbimin apo produktin tuaj, keni parasysh që klientela juaj sot synon gjithnjë të minimizojë shpenzimet dhe paranë e tyre e shpenzon vetëm nëse nuk ka rrugëdalje tjetër apo nëse do t’i kushtojë më lirë.

Pra, është me rëndësi ta bëni një analizë të mirëfilltë të tregut, dhe pas identifikimit të rreziqeve, t’i minimizoni apo pranoni ato. Është i domosdoshëm krijimi i një Plani të Biznesit(Business Plan) si strategji të cilën do ta ndiqni në vazhdim.

Lexoni gjithashtu:

Si po “ziejnë” startup-et në Kosovë

Me përfundimin e universiteteve në vendin tonë nuk marrim aftësi për të menaxhuar një biznes dhe shumica nga ne përfundojmë duke gjetur një vend pune. Stabiliteti financiar na zvogëlon dëshirën për t’u pavarësuar dhe ky është një nga shkaktarët e mungesës sonë  të vetëbesimit. Pra, financat janë faktori tjetër që duhet të kemi parasysh si startup. Është mirë që të dedikoni një buxhet fillestar për kostot operative dhe pagat e stafit së paku për një vit. Nëse kërkoni stabilitet financiar, atëherë është mirë që ju mos t’ia filloni fare si sipërmarrës dhe të gjeni një punë.

“Pasi ta keni mprehur sëpatën mirë”, përgatituni për tregun në Kosovë i cili vërtet është një “mal” me shumë të papritura, për shkak se zhvillimi i tregut dhe konkurrencës është i egër dhe jo i natyrshëm. Shumica e kompanive dhe institucioneve të Kosovës nuk aplikojnë ndonjë sistem menaxhues dhe nënshkrimi i një kontrate me ta nuk ju garanton sukses. Shpesh, artikulimi i kërkesave të tyre nuk është në përputhje me dëshirat që i kanë në realitet dhe kjo mund të  paraqesë pengesa nëse nuk i keni specifikuar të gjitha detajet në kontratë. Është mirë që së paku të aplikoni një sistem menaxhues i cili do t’ju shërbejë si kornizë e menaxhimit të projekteve dhe komunikimit me klientë. Këto praktika mund t’i gjeni duke aplikuar ndonjë ISO standard për industrinë që operoni. Bëni mirë që mos të fokusoheni vetëm në tregun vendor për të ofruar shërbimet tuaja.

Statistikat tregojnë se mbi 66 për qind e startup-ev dështojnë në 1-3 vitet e para të themelimit. Gjeni një model biznesi i cili është unik dhe i përshtatet kohës, si p.sh. shërbimet e IT-së, arkitekturës, kontabilitetit dhe disa profesione tjera që janë të kërkuara nga shumë vende të Bashkimit Europian dhe krijimi i një modeli të biznesit për shërbime në distancë është zgjidhja e duhur. Duhet të keni parasysh se mënyra se si punojmë sot po ndryshon për shkak të zhvillimeve në globalizim, teknologji, rregullore dhe demografi; dhe këto komponente do të ndikojnë në mënyrën se si do të punojmë në të ardhmen. Këto zhvillime globale duhet t’ju bëjnë të mendoni pë r mënyrën se si ju i qaseni tregut dhe klientelës në përgjithësi.

Zhvillimi i teknologjisë është duke kontribuar në automatizimin e shumë proceseve dhe kjo do të rezultojë me zëvendësimin e fuqisë punëtore. Është mirë të fokusohemi në automatizimin e proceseve dhe në aftësitë e buta (Soft Skills) të cilat nuk cenohen nga Intelegjenca Artificiale (AI).

Thonë: “Pamja nga lart është më e mirë” dhe ia vlen të përballeni me sfidat dhe vështirësitë që do t’i hasni gjatë rrugës për krijimin e një biznesi të qëndrueshëm. Pra, mbijetesa si biznes i ri në Kosovë mund të krahasohet me një ecje nëpër bjeshkë, ku ju duhet të keni kondicion që mos të ktheheni mbrapa; duhet të jeni të përgatitur për të papriturat; kushtet atmosferike dhe rreziqet potenciale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0