Si mund të motivoni ekipin?

Si mund të motivoni ekipin?


Si drejtues keni ndikim të drejtëpërdrejt tek punonjësit tuaj. Kur largoheni nga zyra njerëzit ose fillojnë të punojnë, ose thonë: “Sa mirë që u largua!”. Pra, si lider ju i bëni njerëzit të ndihen të vegjël ose të fuqishëm.

Si e shfrytëzoni këtë pushtet që keni?
Fatkeqësisht shumë drejtues as nuk janë të vetëdijshëm për këtë fuqi që kanë, ose e përdorin në mënyrë të gabuar. Rasti i fundit me të cilin kam punuar si Coach para disa kohësh, ishte rasti i shefit të një departamenti brenda një kompanie me rreth 30 të punësuar. Konflikti kryesor mes tij dhe drejtorit ishin pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit. Komunikimi nga ana e drejtorit, e  bënte zotërinë që shpesh të ndihej tërësisht pa vlera, apo siç u shpreh vetë ai: “Shpesh me fjalët dhe gjestet e tij më bën të më duket vetja komplet idiot”.

Pavarësisht se atij i pëlqente jashtëzakonisht puna dhe me kolektivin kuptoheshin shumë mirë, ishte bërë gati disa herë të jepte dorëheqjen. Shpesh drejtuesit harrojnë që në fund të fundit gjithësecili ka mundësinë e zgjedhjes dhe çdo moment mund të largohen, nëse diçka nuk u pëlqen. Nëse doni më të mirën nga punonjësit tuaj, atëherë është më mirë të fitoni zemrat e tyre. Zemrat nuk fitohen me urdhër, por me zemër.

Lexo: Shpresa Rupar, trajnerja e parë ndërkombëtare shqiptare e NLP

Si mund të motivoni dhe si mund të fitoni zemrat e tyre?

Po, çdo ide që keni, çdo sfidë me të cilën ndesheni, çdo problem, mund ta zgjidhni shumë më mirë, kur si lider komunikoni në mënyrë të tillë që punonjësit tuaj t’i motivoni për ato çfarë dëshironi dhe doni të arrini me kompaninë tuaj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0