Shpresa Rupar, trajnerja e parë ndërkombëtare shqiptare e NLP - Business Magazine Albania

Shpresa Rupar, trajnerja e parë ndërkombëtare shqiptare e NLP


Shpresa pranon, që një nga përgjigjet më të vështira është të thotë me një fjalë të vetme se cili është profesioni i saj, dikush e quan mësuese, terapeute, konsulente biznesi, grua biznesi, investitore, blogere, coache për fushën personale apo profesionale, ndërsa vetë ajo e gjen veten shumë mirë në të gjitha rolet, pasi historia e saj e ka bërë të jetë një produkt i kulturave, i eksperiencave dhe i studimeve të ndryshme.

Ajo, vetë njeriun, e sheh si një produkt të eksperiencave të ndryshme gjatë rrugës së jetës.

Gjithësesi, për vetë atë gjithçka ka nisur para 25 viteve kur filloi punë në sektorin privat. Qysh nga ajo kohë, brenda këtij sektori, e ka provuar veten jo vetëm si e punësuar por edhe si themeluese e dy kompanive të saj. Kompaninë e parë e ka hapur në Kosovë ku, të paktën sipas komenteve të ndryshme që merrte në ato kohë, ka qenë gruaja e parë me biznesin e vet në territorin e Kosovës. Duke mos pasur të dhënat e sakta zyrtare të Kosovës së pasluftës, vetë ajo mendon se ndoshta nuk ka qenë e vetmja, por absolutisht ka qenë ndër gratë e para që ka guxuar të marrë një iniciativë të tillë.

Aktualisht jeton dhe punon në Slloveni, por së shpejti fillon intesivisht me aktivitetet e saj në Shqipëri dhe Kosovë, ku deri tani ka qenë prezente në largësi me shkrime të ndryshme në blogun e saj si dhe me disa aktivitete të shkurtra të organizuara në Shqipëri.

Në temat e saj trajton suksesin, lidershipin, vetëbesimin, optimizmin, respektimin e kontratës, pjekurinë e mendimit e karrierës, psikologjinë pas suksesit, etj.

Këtë herë para nesh vjen me kompaninë e saj të konsultimeve – NLP Training, Consulting & Coaching, si e vetmja Trajnere Ndërkombëtare e Liçencuar e Programimit Neuro Linguistik për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Për ju që nuk e njihni Programimin Neuro Linguistik, klikoni në faqen e saj www.shpresarupar.com, ku ka shpjeguar në mënyrë të detajuar gjithçka çfarë dëshironi të dini për shkencën pas suksesit.

Punën e saj e ka përqëndruar tek biznesi i vogël, biznesi i mesëm, biznesi familjar dhe natyrisht tek individi, pasi para se të ngremë jetën profesionale ne kemi jetën personale, dhe tek kjo e fundit qëndron çelësi drejt çfarëdo lloj suksesi në jetë.

Sot, pas gjithë këtyre ekperiencave dhe studimeve të ndryshme trajnon ata që janë të etur për të arritur rezultatet dhe objektivat që ata dëshirojnë në çdo fushë të jetës.

Pas çdo trajnimi ju pajiseni me Certifikatë Ndërkombëtare, certifikatë e lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™  USA, si dhe e firmosur nga vetë bashkëthemeluesi i saj,  Dr. Richard Bandler.

Për të dhënat rreth këtij programimi të ekselencës kliko në:

www.shpresarupar.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0