Je një CEO apo një sipërmarrës - Business Magazine Albania

Je një CEO apo një sipërmarrës


Identifikimi i diferencës mes tyre mund t’ju ndihmojë të jeni një lider më efektiv

Tom Gimbel themelues dhe CEO i LaSalle Network

Shumë shpesh, konsulentët, ekspertët e rritjes, trajnuesit e karrierës do t’ju thonë se të jesh një CEO i shkëlqyer duhet të punoni me biznesin tuaj dhe jo në biznesin tuaj.

CEO është vizioni, mundësitë, dhe qëndrimi larg barërave të keqija.

Ju keni zyrtarë kryesorë operacionalë, drejtues që po jetojnë të tashmen dhe po kryejnë punët për të arritur vizionin e vendosur nga CEO.

Ka shumë kuptim dhe është dëshmuar për dekada që kjo është mënyra e duhur për t’a rritur. Atëherë ju shihni një intervistë me dikë si John Chambers, ish-udhëheqësi jashtëzakonisht i suksesshëm i Cisco, që do të fliste për drekat me stafin dhe bisedat për rregullimin e dosjeve në formën e duhur.

Cila është mënyra më e mirë për të udhëhequr? A ka ndonjë ndryshim midis një sipërmarrësi dhe një CEO me armë në dorë? Unë besoj se ka.

Mos më keqkuptoni. Disa sipërmarrës duan të jenë CEO dh nuk duan të jenë më në biznes. Kjo është ok. Gjithsesi, sipërmarrësit themelues i dashurojnë detajet. Ata adhurojnë të dinë se si realizohen gjërat edhe në nivelin e detajeve. Duan të dinë çfarë ndodh në mbledhjet e stafit, si punësohen të rinjtë, cili është procesi i shpërndarjes dhe nëse gjithçka është bërë në mënyrën se si është parashikuar dhe nëse është bërë në një mënyrë më të mirë apo më të keqe

Kompania jonë është rritur çdo vit prej 20 vitesh. Kemi qenë pjesë e INC 5000 honoree për 12 vjet. Unë kam një ekip të plotë me drejtorë, burime njerëzore etj. dhe jam i përfshirë sot në biznes ashtu si gjithmonë, pavarësisht se në mënyrë tjetër.

Këtë javë isha në zyrë pak para orës 7 dhe çuditërisht recepsioni ishte bosh. Zakonisht ne kemi dikë aty para orës 7 për t’iu përgjigjur telefonit.

Telefoni binte

Kështu që, siç kam bërë në vitet e para të nisjes së kompanisë, u ula te recepsioni dhe iu përgjigja telefonatave. Thirrjet erdhën me pyetje në lidhje me pagat, anulim i një takimi me një rekrutues, dikush që nuk do të vinte në punë dhe një problem nga një klient. Më në fund, ritmi i telefonatave ra dhe pashë dritën e mesazhit që ndizej në telefon. Kontrollova kutinë e postës zanore dhe ishin katër mesazhe nga fundjava dhe dy telefonata të humbura nga java e kaluar.

Ne nuk jemi perfekt. Ndër vite dhe përmes delegimit, diçka kemi humbur. Ndërsa do të doja që dikush të mos jetë sëmurë dhe recepsioni të kishte patur dikë aty, isha i lumtur që u lidha sërish me bazën. Mori 30 minuta nga dita ime dhe unë:

  1. Rifitova empatinë që mendoja se e kisha por në fakt e kisha humbur, për stafin tonë mbështetës.
  2. Identifikova probleme teknike në sistemin tonë të telefonatave dhe emaileve
  3. Pyes veten sa drejtues që nuk janë edhe themelues të kompanisë do të uleshin tek zyra e recepsionit.

Unë nuk i them askujt se çfarë është e drejtë ose e gabuar. Ka kompani 10 herë më të mëdha se e  jona, ku CEO nuk do të ëndërronte t’u përgjigjej telefonave, por edhe CEO sa një e pesta e kompanisë sonë nuk do të donin gjithashtu.

Nuk ka zgjidhje magjike. Varet nga ju. Kjo ishte vështirësia e shefit të fshehtë. “Një sipërmarrës që po futej në barëra të keqija”.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0