Jepni maksimunim dhe përdorni taktika që gjenerojnë shumë para
Njerëzit që kryejnë punë, ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e të ardhurave. Nëse mund të përcaktoni sasinë e parave që keni shtuar në vijën fundore të punëdhënësit tuaj dhe e dini se është më shumë se ajo e kolegëve tuaj, atëherë ju e keni vënë veten në një pozitë të mirë. Pjesë e një stafi të mirë duhet të jetë një person që e çon punën përpara. Ky njeri me këto cilësi të mira, gjithmonë do të rrethohet nga njerëz ziliqarë dhe që do t’a urrejnë. Persona të tillë të aftë i duhen çdo kompanie sepse kompania nuk mund të përballojë humbjen e të ardhurave të saj dhe marrëdhëniet me klientët. Persona të tillë i bëjnë mirë kompanisë si nga rritja e emrit edhe nga rritja financiare.
Bëni punët që shefi juaj urren t’i bëjë
Marrja e disa gjërave nën menaxhim është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur sigurinë në punë. Shumë gjëra janë për t’u bërë. Kështu që për mbarëvajtjen e kompanisë do të jeni të detyruar të bëni edhe punë që nuk i pëlqeni apo i urreni. Ja një shembull i këtij rasti. Një menaxher i burimeve njerëzore, do të duhej të largonte nga puna njërin nga punonjësit e tij. Por, dilema ishte e madhe për faktin se secili prej tyre kishte cilësi të veçanta, njëri ishte rekrutues dhe super i talentuar. Kishte aftësi shumë të mira për përthithjen e kandidatëve të duhur për kompaninë. Personi tjetër ishte një grua, e cila ishte më pak e aftë, megjithëse bëri shumë mirë punën që menaxheri urrente t’a bënte. Kush mendoni se e mbajti vendin e punës? Nuk ishte rekrutuesi ylli i rrokut.
Lexo: 4 mënyra për të kuptuar se përse po largohen punonjësit tuaj
Ju mundësoni punësimin e më pak personave nga se punësojnë të tjerët
Kur kushtet e tregut të punës të kthehen në rënie, gjëja e parë që bëjnë punëdhënësit është se presin të ulin shpenzimet. Lista e pagave vlerëson çdo punonjës në bazë të kontributeve që ka dhënë. Kur menaxherit i kërkohet të listojë performancën e punonjësve nga më e mira deri tek më e keqja është disi e vështirë. Sipas studimeve të tij (menaxherit), rezultoi se personat që qëndronin më poshtë në listë kishin një rrogë më të mirë se performuesit më të mirë. Pra, nëse nuk jeni një mason dhe nuk bëni punët që kërkon shefi, ju nuk mund të qëndroni. Njerëzit me vlerësim më të ulët të performancës bëhen pengesë dhe “ndotës”. Në ana tjetër, nëse renditeni më lartë dhe paguheni më pak, ju jeni një portier.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.