Jack Dorsey, Drejtori i Përgjithshëm i Twitter, u tall me ri-dizajnimin e logos së Facebook duke postuar në Twitter.
Referencat në postimin e Dorsey-t kanë të bëjnë me shkronjat e mëdha në logo.
Një çudi tjetër është se logoja e re vetëm me tekst do të shtohet në shërbime të ndryshme që posedon Facebook, veçanërisht në Instagram dhe WhatsApp.
Një etiketë “Nga FACEBOOK” së shpejti do të shfaqet nën faqe të ndryshme për t’i kujtuar vazhdimisht përdoruesve kompaninë mëmë që fshihet pas aplikacionit.
Lexoni gjithashtu:
Hillary Clinton: Drejtori i Facebook duhet të paguajë çmimin për dëmtim të demokracisë
Dorsey nuk turpërohet të shprehë problemet e tij me Mark Zuckerberg dhe Facebook.
Javën e kaluar, ai njoftoi se Twitter nuk do të lejojë asnjë reklamë të paguar politike të promovohet në faqe, për dallim nga politika e Facebook për mos kontrollimin e fakteve që tërhoqi kritika të mëdha.
Zuckerberg kishte mbrojtur argumentin që Facebook nuk duhet të censurojë politikanët, por Dorsey argumentoi se vendimi nuk ka të bëjë me shprehjen e lirë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.