Kontributi i drejtpërdrejtë i Huawei në GDP-në europiane prej 2.5 miliardë eurosh në vitin 2018, është më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2014, duke përfaqësuar rritjen vjetore prej 19% në vit në terma realë. Gjatë së njëjtës periudhë, punësimi i përgjithshëm i mbështetur nga Huawei u rrit me një mesatare prej 13% në vit, dhe të ardhurat totale tatimore ishin 17% më shumë në vit.
“Komisioni Europian dëshiron të sigurojë sovranitetin dixhital për BE-në duke krijuar një ekosistem të fortë teknologjik në të gjithë kontinentin. Ky raport tregon qartë se Huawei është ndër kompanitë lidere në Europë që do ta ndihmojë BE-në të arrijë objektivat e saj”, komentoi Abraham Liu, përfaqësuesi kryesor i Huawei në Institucionet e BE-së.
Lexoni gjithashtu:
Debati për 5G, Huawei: Nuk kemi ndërmend ta sjellim në Shqipëri
“Ne po japim një kontribut të madh në ekonominë e BE-së, duke ndihmuar Europën të përmirësojë kapacitetin prodhues dhe duke siguruar që kompanitë dhe industritë e saj të ndjekin ritmin e transformimit dixhital. Qëllimi ynë tani është të ndihmojmë Komisionin Europian të arrijë qëllimin e tij për ta bërë Europën “të përshtatshme për epokën dixhitale”.
Një partner i rëndësishëm për bizneset europiane
Huawei është ndër kompanitë që udhëheqin rrugën në arritjen e objektivave të BE-së duke ndërtuar rrjete të shpejta dhe të besueshme me të gjithë operatorët kryesorë europianë dhe duke investuar në kërkime dhe zhvillim.
23 Objektet e saj kërkimore në 12 shtete të Europës dhe programi kërkimor që përfshin 140 universitete europiane, duke u përqendruar në gjithçka, nga wireless deri në teknologji optike, informatikë cloud dhe materiale të reja, po ndihmojnë industritë europiane të forcojnë avantazhin e tyre në këto fusha.
Për më tepër, duke punuar në mënyrë aktive me bizneset europiane, Huawei po siguron që teknologjitë e saj të zbatohen në mënyrë që të maksimizojnë përfitimet për kompanitë individuale dhe shoqërinë më gjerësisht.
Oxford Economyics mati ndikimin e përgjithshëm ekonomik të Huawei për sa i përket kontributit të tij në GDP-në europiane, vendet e punës në të gjithë kontinentin dhe të ardhurat që gjeneron nga taksat.
Shifrat e ndikimit të Huawei
Në total, Huawei kishte një kontribut prej 12.8 miliardë eurosh në GDP-në e Europës në vitin 2018. Kjo përfshinte:
• Kontributin e drejtpërdrejtë të Huawei prej 2,5 miliardë eurosh, që rrjedh nga shpenzimet operacionale në qendrat e tij në BE, Islandë, Norvegji dhe Zvicër.
• Një kontribut indirekt prej 5.4 miliardë eurosh përgjatë zinxhirit të furnizimit përmes blerjes së mallrave dhe shërbimeve të Huawei nga furnitorët në 12 vendet europiane nga të cilat Huawei blen më shumë.
• Një kontribut prej 4.9 miliardë eurosh, duke kapur përfitimet më të gjera ekonomike që vijnë nga pagat e punonjësve të Huawei dhe nga firmat në zinxhirin e saj të furnizimit, për punonjësit, të cilët më pas i shpenzojnë të ardhurat e tyre në blerje me pakicë, kohë të lirë dhe në njësi të tjera. Ai gjithashtu përfshin aktivitetin ekonomik të stimuluar në zinxhirët e furnizimit të këtyre njësive.
Huawei mbështeti gjithsej 169,700 vende pune europiane në vitin 2018 përmes këtyre tre kanaleve të ndikimit. Kjo përfshin 13,300 punonjës të përhershëm dhe staf të kontraktuar në njësitë europiane të Huawei, plus edhe 80,300 vende të tjera pune në firmat europiane brenda zinxhirit të furnizimit në të gjithë botën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.