Sjelljet që ju bëjnë të pa zëvendësueshëm në vendin e punës

Sjelljet që ju bëjnë të pa zëvendësueshëm në vendin e punës


Ndoshta në ambientet tona të punës, të gjithë kemi dëgjuar shumë herë se “askush nuk është i pazëvendësueshëm”. Sidoqoftë nuk është teknologjia, produkti ose procesi që e bën një kompani të shkëlqyeshme, janë njerëzit që qëndrojnë pas kësaj zgjidhjeje të shkëlqyeshme.

Dhe ndërsa disa mund të mendojnë se “i pazëvendësueshëm” është një deklaratë shumë e fortë, ka disa njerëz që e bëjnë veten shumë të vështirë për t’u zëvendësuar. Këta janë njerëzit që gëzojnë një avantazh konkurrues sepse janë një pasuri e paçmueshme për çdo kompani. Dhe nuk duhet një menaxher gjenial për t’i njohur këta njerëz. Këto janë 15 sjellje do ju bëjnë juve të pa zëvendësueshëm në ambientin tuaj të punës:

  1. Ata bëjnë më shumë sesa kërkohet – Një punonjës i mirë jep më shumë sesa maksimumin në ambientin e punës. Ata japin ide dhe gjenerojnë produktivitet.
  2. Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme komunikimi – Ata dinë si të komunikojnë me lehtësi një çështje pa hyrë në qarqe dhe shpjegime të gjata. Ata respektojnë kohën e të tjerëve dhe praktikojnë komunikim efektiv.
  3. Janë gjithmonë një hap para të tjerëve – Çdo drejtues pëlqen të marrë një seri përgjigjesh pohuese ndaj pyetjeve si “A e dërgove atë email?”, “A i përfshitë edhe detajet”, ndjekur nga fjali të tilla si “Po ashtu, bëra këtë dhe atë dhe…”.
  4. Ata janë dëgjues dhe vëzhgues të mirë – Ata dëgjojnë dhe nuk i bëjnë të njëjtat pyetje dy herë. Ata dinë të njohin përmbajtje të rëndësishme që janë komunikuar, ta shënojnë atë dhe të veprojnë mbi të. Ata krijojnë vlerë duke parashikuar situatën dhe bëjnë atë që është e nevojshme.
  5. Ata janë të besueshëm dhe të përgjegjshëm – Kur menaxheri është jashtë funksionit, ai i drejtohet personit të tij të pazëvendësueshëm për t’i lënë detyrat e tij të mëdha në duar të sigurta. Punonjësit e pazëvendësueshëm nuk kanë frikë të marrin përgjegjësi të mëdha sepse besojnë në aftësinë e tyre për të ofruar. Ata janë besnikë.
  6. Inicojnë – Punonjësit e mëdhenj iniciojnë zgjidhje të reja më të mira. Ata bëjnë rekomandime, ata bëjnë pyetje dhe janë të gatshëm t’i ndihmojnë të tjerët.
  7. Ata mbushin zyrën me energji të mirë – Pozitiviteti ushqen pozitivitetin. Ata janë miqësorë dhe optimistë edhe në orë të vështira.
  8. Janë të adaptueshëm – Ata lehtë mund të përshtaten me ndryshimet Këta punonjës thjesht po ngasin valët e ndryshimit, ata nuk i rezistojnë asaj dhe e dinë se ekziston një arsye e mirë për të.
  9. Janë zgjidhës të problemeve, jo ankues – Ata nuk vijnë vetëm me një problem, por sjellin edhe propozimet për t’u konsultuar në lidhje me veprimet e mëpasshme. Ose më mirë, drejtohen nga parimi “kërko falje, por jo leje” dhe e kanë zgjidhur problemin urgjent në mënyrën në të cilën ishte më e mira në ato momente.
  10. Janë të vetë-motivuar dhe mund të motivojnë të tjerët – Ata nuk kërkojnë vëmendje dhe motivim të vazhdueshëm. Ata e dinë se çfarë bëjnë dhe pse e bëjnë atë dhe nëse kanë një çështje me motivim ata gjejnë burimin e tyre. Dhe akoma më mirë ata dinë të motivojnë kolegët e tyre.
  11. Nuk kanë nevojë të mikromanizohen – Ata mund të parashikojnë të gjitha gjërat që duhet të bëhen pa udhëzime specifike të detajuara. Çdo menaxher dëshiron të ketë njerëz që i kushtojnë vëmendje detajeve më të vogla dhe kujdesen për gjërat në lëvizje pa u thënë.
  12. Përqafojnë sfida të reja – Ata nuk kanë frikë të marrin një sfidë të re në një fushë që nuk është fusha e tyre e specialitetit. Punonjësi i pazëvendësueshëm do të marrë përsipër përgjegjësinë edhe nëse është diçka që ai nuk e ka bërë më parë. Ata janë të gatshëm ta vendosin veten atje pavarësisht se ekziston rreziku i dështimit të mundshëm.
  13. Janë nxënës të shpejtë dhe mendimtarë të shpejtë – Ata kanë njohuri të thella për kompaninë, produktet e saj, proceset, klientët dhe kulturën. Kur të vijë diçka e re, ata lehtë mund të përpunojnë dhe zbatojnë njohuri të reja dhe ta vënë atë në fuqi.
  14. E duan punën e tyre – Ata vijnë në punë sepse duan, jo sepse u duhet. Është shumë e pamundur që ka një punonjës të pazëvendësueshëm që nuk e do punën e tij.
  15. Janë të mirëorganizuar dhe efikas- Ata janë organizatorë të mirë të kohës së tyre dhe ata mund të koordinojnë të tjerët. Drejtuesit e shkëlqyeshëm njohin dhe vlerësojnë njerëzit që praktikojnë të gjitha, ose shumicën e sjelljeve.

Këta janë njerëzit që investojnë kohën dhe potencialin e tyre çdo ditë për ta bërë kompaninë një sukses dhe ata janë njerëzit që çdo kompani dëshiron dhe nuk ka dëshirë të humbasë.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0