Sa duhet të shpenzoni për pushime?

Sa duhet të shpenzoni për pushime?


Edhe nëse jeni në një gjendje të mirë financiare, gjithmonë duhet të parashikoni se sa do të shpenzoni për pushimet tuaja. Çmimet e fluturimeve janë vazhdimisht në rritje. Plus që udhëtimet e pa planifikuara ose ata që shpesh shtyhen, kanë shpenzime të mëdha. Kjo është në dëm të xhepit tuaj për një arsye apo për një tjetër.

Por çfarë duhet të bëni ju?

Shikoni se çfarë mund të përballoni
“Një mënyrë për të ndihmuar në përcaktimin e sasisë që mund të shpenzoni për pushime është të ndiqni rregullin e buxhetit 50/30/20”, tha Eric Simonson, një planifikues financiar i çertifikuar me Abundo Wealth, i cili ofron këshilla financiare dhe planifikim për të dashuruarit e udhëtimit. Në këtë plan, 50% e të ardhurave tuaja shkojnë drejt kostove fikse si hipoteka, shërbimet komunale, ushqimi dhe kujdesi i fëmijëve; 30% është për shpenzime diskrecionale; dhe 20% është për t’u kursyer. “Udhëtimi juaj përfshihet tek pjesa e 30%”, tha Simonson. Nëse udhëtimi tek ju  zë një vend të rëndësishëm, atëherë duhet të jeni vazhdimisht në kërkim të çmimeve konkurruese. Sigurohuni që interesi juaj për udhëtime të mos komprometojë përparësitë tuaja financiare, tha Tyler Reeves, një planifikues financiar i çertifikuar në Plimsoll Planifikimin Financiar. “Mos vini në rrezik asnjë prej përparësive tuaja të tjera jo të negociueshme,” tha ai, përfshirë shpenzimet fikse, pagimin e borxhit aktual, pensionimin e fondeve dhe sigurimin e një fondi emergjence. “Për sa kohë këto gjëra nuk vihen në rezik, atëherë ju mund të shpenzoni paratë në mënyrën që ju bën të lumtur”.

Mos shpenzoni më shumë sesa keni
“Asnjëherë mos harxhoni më shumë sesa keni në bankë për pushime”, tha Simonson. Kjo mund të duket si sens i zakonshëm, por Simonson tha që shumë familje shpenzojnë për pushime më shumë sesa kanë në kartën e tyre të kreditit, madje ju duhet të punojnë pas pushimeve për të shlyer edhe huanë e marrë. “Është më mirë të buxhetosh gjatë gjithë vitit dhe të kurseni një shumë mujore që do të përdoret në udhëtime.” Për shembull, duke lënë mënjanë çdo muaj një shifër të caktuar parsh, ju nuk keni pse të bëni  pushime jo të plota, ose të merrni borxh për të bërë pushimet. Mjafton të menaxhoni mirë paratë tuaja dhe do ta gjeni zgjidhjen. Nëse përdorni një kartë krediti ndërsa po udhëtoni, jini të vetëdijshëm për tarifat shtesë në disa karta, si tarifat e transaksioneve të huaja (zakonisht 3%) që mund të shkaktohen nga blerjet që bëni jashtë vendit. Nëse paratë nuk ju mjaftojnë atherë planifikoni mirë shpenzimet.

 Lexo: 6 mënyra për t’u rikthyer fuqishëm në punë pas pushimeve

Shikoni kartat tuaja të shpërblimeve
Kartat e kreditit të shpërblimit vijnë me shumë përfitime udhëtimi, duke përfshirë pikat që mund të përdoren për qëndrime hoteliere dhe fluturime. Akumulimi i pikave të udhëtimit është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kompensuar koston e një udhëtimi. Kur përdoren me përgjegjësi, pikat e kartës së kreditit mund të jenë me të vërtetë të dobishme, tha Reeves. Por ato shpesh çojnë në një rritje të shpenzimeve që personi thjesht nuk mund të përballojë të mbulojë.

Njihuni me kostot e një udhëtimi
Planifikimi i një udhëtimi pa buxhet është një gabim shumë i madh që mund të bëjë secili nga ne. Shumë njerëz nuk e kanë idenë se sa planifikojnë të shpenzojnë për pushime, tha këshilltarja e udhëtimit veteran, Gabriela Aragon, nga Aragon Travel në Florida. “99% e njerëzve nuk do t’ju thonë kurrë se sa planifikojnë të shpenzojnë”. Dijeni se çfarë është e mundshme, tha ajo, dhe jini fleksibël nëse nuk mund të paguani për të tani. Nëse nuk mund të përballoni pushimet e ëndrrave tuaja, ka mënyra se si të shkallëzoni, tha Aragon. Ajo rekomandon shkurtimin e kohëzgjatjes së qëndrimit tuaj. “Mos e zvogëloni cilësinë. Është më mirë të zvogëloni sasinë,” tha Aragon. “Nëse keni dashur të shkoni dy javë, shkoni 10 ditë. Mos e zvogëloni përvojën.”

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0