Ndërsa ende nuk ka një bilanc përfundimtar të dëmit, sigurisht dëme të mëdha ekonomike janë shkaktuar. Ka një solidaritet të lartë nga vendet fqinje për t’u ardhur në mbështetje forcave të ushtrisë, policisë, e kryqit të kuq shqiptar.
Disa spitale private janë ofruar për shërbimin e emergjencës për këdo që ka nevojë.
Zjarrëfikësit e Napolit të Italisë, përmes faqes së tyre bëjnë të ditur se janë gati për t’u nisur për Shqipëri.
Forca të ushtrisë së Kosovës u nisën drejt Shqipërisë, ndërsa disa organizata dhe individë janë ofruar në mbështetje të njerëzve në nevojë.
Tërmeti i muajit Shtator, edhe pse me më pak dëme, ishte një sprovë edhe për buxhetin e shtetit. Qeveria, në gjysmën e parë të vitit, akordoi një pjesë të buxhetit të fondit rezervë për arsimin e lartë, ndërkohë që tërmeti i Shtatorit solli nevojën e rishikimit të buxhetit. Qeveria është vënë në sprovë me buxhetin e saj të kufizuar për fondet rezervë të shtetit duke sjellë nevojën e rishikimit të buxhetit dhe rialokimin e fondeve të emergjencës.
Tërmeti i 26 Nëntorit, më i forti në 40 vitet e fundit sigurisht që do të kërkojë nevojën e një injeksioni të dukshëm financiar, ç’ka parashikon të sjellë një tjetër rishikim të buxhetit të shtetit. Fondi aktual i parashikuar në buxhet është rreth 2 miliardë lekë, vlerë kjo e ulët për mbulimin e dëmeve nga një katastrofë natyrore.
Ende nuk ka një sinjal nga Ministria e Financave rreth manovrës që do të ndiqet (në fazën e parë, emergjente është shpëtimi i jetës së njerëzve). Megjithatë, nisur nga të ardhurat e ulëta të realizuara, nga prodhimi i brendshëm apo eksportet, pritet që fondi të prekë investimet publike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.