"Gati për të hyrë në ring": Mark Zuckerberg sfidon të gjithë politikanët që duan të shkatërrojnë Facebook-un

“Gati për të hyrë në ring”: Mark Zuckerberg sfidon të gjithë politikanët që duan të shkatërrojnë Facebook-un


“Kur dikush përpiqet të kërcënojë diçka kaq ekzistenciale, ata futen në ring dhe luftojnë,” tha Zuckerberg gjatë një takimi në korrik me punonjësit. Një transkript i ngjarjes u publikua të martën nga “The Verge”.

Zuckerberg iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me kandidaten amerikane për presidente dhe senatoren e Massachusetts, Elizabeth Warren, e cila vazhdimisht kërkon shkatërrimin e kompanive të mëdha të teknologjisë si Facebook.

Lexoni: Mark Zuckerberg nuk pranon të shesë Instagram-in dhe Whatsapp-in

“Nëse ajo zgjidhet presidente, ju mund të vini bast që ne do ta sfidojmë ligjërisht projektin e saj,” tha Zuckerberg. “Dhe unë gjithashtu do të vë bast se ne do ta fitonim këtë garë.”

Deri më tani, Facebook ka hezituar për të ndërmarrë një procedurë. Një “gjyq i madh” kundër qeverisë amerikane do të dukej ‘keq’ për gjigantin e mediave sociale, tha Zuckerberg.

Warren: “Do të ishte vërtet keq nëse nuk do të rregullonim një sistem të korruptuar.”

Warren komentoi deklaratën e Zuckerberg-ut në një tweet.

“Do të ishte me të vërtetë ‘keq’ nëse nuk do të rregullonim një sistem të korruptuar, ku kompani të mëdha si Facebook po praktikojnë në mënyrë të paligjshme, duke shkelur të drejtat e privatësisë së përdoruesve të tyre,” shkroi Warren në Twitter.

Nëse Warren zgjidhet presidente, Facebook së shpejti mund të ndahet nga filialet e tij Instagram dhe Whatsapp. “Ndarja e këtyre kompanive do të promovojë konkurrencë të shëndetshme në treg – duke bërë presion ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë që të jenë më të përgjegjshme ndaj shqetësimeve rreth privatësisë të përdoruesve,” shkroi Warren në faqen e saj të internetit.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0