Startup-et shqiptare të shndërruara në kompani dhe që kanë arritur njohje dhe sukses ndërkombëtar janë të pakta me qasjen tradicionale ndaj biznesit që mbetet predominuese në Shqipëri.
Ngjarje si gara mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards janë parë si një mundësi reale për ato pak startup-e, të cilat kërkonin njohje të aspiratave të tyre të merituara dhe potencialit inovativ shqipfolës.
Në mbështetje të këtij misioni, shtëpia botuese në fushën e teknologjisë ICTSmedia do të shndërrojë në realitet një akselerator rajonal falë një bashkëpunimi të ngushtë me SOVVA si organizator, e cila vjen me një eksperiencë të gjerë në këtë fushë dhe do të transferojë ekspertizën e saj për dy grupet e para ndërsa SlovakAid do të ofrojë mbështetjen financiare për këtë projekt.
Lexoni: Çfarë kanë të përbashkët akseleratorët e suksesshëm?
Uplift Albania do të vihet në funksion të mbështetjes së vazhdueshme të ekosistemit të inovacionit dhe startup-ve në Shqipëri. Uplift është një akselerator i njohur në Sllovaki dhe Europën Qendrore organizuar për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e inovacionit dhe startup-ve në Sllovaki. Tashmë do të jetë edhe në Shqipëri falë eksperiencës dhe partneritetit të gjerë të ICTSmedia.
Akseleratori është një mundësi e artë për bizneset që duan të rriten në kapacitete dhe vlerë dhe është i hapur për startup-t më premtuese në Ballkan.
Akseleratorët një shans i artë për suksesin e startup-ve
Për sipërmarrësit e rinj në kërkim të një mbështetjeje, programet e akselerimit janë mundësi efektive për të siguruar resurset e nevojshme si investime graduale, mentorship që ofron feedback efektiv dhe një hapësirë pune dhe rrjet mundësish me sipërmarrës dhe figura të industrisë.
Një mundësi e tjetër janë ditët e prezantimit “demo-day”, të cilat jo vetëm që sigurojnë vëmendje nga njerëz të shquar të industrisë, por edhe vlerësim sesa joshës është modeli i biznesit por edhe perspektiva e tij.
Uplift Albania do të mbështesë startup-in fitues përgjatë një programi kompleks 4 mujor akselerimi me workshope, sesione rrjetëzimi, trajnim të dedikuar biznesor dhe mentorim 1-në-1.
Startup-t do të kenë akses në 50+ ekspertë të industrisë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Europë si dhe akses në investitorë Ballkanik në ditën e prezantimit Uplift Day.
Deri në 50,000 euro investim për startup-in më të mirë
Uplift nuk investon në mënyrë direkte në kompani, por nëse bëheni pjesë e tij mund të siguroni deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose 3,000 euro çmim për ekipin më të mirë.
Falë partnerëve programi i akselerimit me vlerë mijëra euro për një ekip nuk do t’u kushtojë asgjë startup-ve për t’u regjistruar si dhe pa ndryshuar asgjë në pronësinë e kompanisë.
Startup-t do të përfitojnë hapësira pune, angazhim me kohë të plotë në program në Tiranë dhe potencial për të monetizuar dhe rritur biznesin ndërkombëtarisht.
Uplift Albania është ajo çfarë startup-i juaj ka pritur
Aplikimet janë të hapura deri më 3 Nëntor 2019 në orën 23:59. Më 9 Nëntor do të mbahet bootkampi i përzgjedhjes ndërsa më 11 Nëntor nis zyrtarisht programi i akselerimit për startup-in e përzgjedhur.
Në fokus janë startup-et të cilat kanë potencialin për të ndërtuar dhe rritur biznesin ndërkombëtarisht. Startup-et me MVP dhe me një shtrirje si konsumatorët e parë, partnerë, apo abonentë do të përbëjnë avantazh.
Më 18 Janar 2020 do të bëhet vlerësimi i progresit ndërsa më 20 Janar do të jetë dita e prezantimit Demo-Day.
Mjafton të plotësoni formularin online në https://uplift.al/apply-now/ brenda afateve ndërsa për çdo informacion dhe detaj të mëtejshëm do të kontaktohen nga organizatorët.
Kandidatët e përzgjedhur do të kenë shansin të flasin më shumë rreth startup-t përballë mentorëve dhe partnerëve. Në fund do të përzgjidhen 6 – 8 startup-e, të cilat do të marrin pjesë në program.
Lexoni: 3 Mënyra për të marrë financimin që ju nevojitet për fillimin e biznesit tuaj
Rreth Uplift
Uplift organizohet nga CIVITTA Slovakia dhe Impact Hub Bratislava në Sllovaki për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e startupeve dhe inovacionit. Është një markë e njohur në ekosistemin Sllovak të startupeve dhe zgjedhja numër 1 mes startupeve në fazat e para.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.