Mënyra se si funksionon aplikacioni është që përpiqet të kërkojë reflektime të “syrit të bardhë” në foto, që mund të jenë një shenjë e retinoblastomës, kataraktës ose diçka tjetër.
Lexoni: IDseq, një mundësi e mirë për identifikimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive
Duket se aplikacioni është aq efektiv saqë kur u vu në provë duke skanuar 53,000 foto të 40 fëmijëve, gjysma e të cilëve kishin sëmundje të syrit, kishte 16 raste kur zbuloi sëmundje të syrit tek fëmijët 1.3 vjet para se mjekët të bënin diagnozat e tyre.
Ndërsa aplikacioni është i dobishëm për këdo, pavarësisht nga mosha, thuhet se është më efektiv për fëmijët që jo domosdoshmërisht e dinë se diçka nuk është në rregull me sytë e tyre.
Aplikacioni gjithashtu do të jetë i dobishëm edhe për prindërit, të cilëve mund t’i ndihmojë në monitorimin e shëndetit të fëmijëve të tyre përmes, vetëm duke e përdorur atë për të skanuar fotot ekzistuese.
Lexoni: Celulari: Na ndihmon të GOOGLE-llojmë sëmundjet, por është një sëmundje më vete
Aplikacioni është në të vërtetë i disponueshëm për shkarkim si në pajisjet iOS ashtu edhe në Android, megjithëse krijuesi i tij vë në re që aplikacioni nuk është i aprovuar nga FDA (Administra e Ushqimit dhe Drogave në SHBA) dhe se nuk duhet t’i marrim rezultatet si një diagnozë aktuale.
Sidoqoftë, nëse nuk ju tregon se diçka nuk është në rregull, me siguri nuk do të ishte ide e keqeq të kontrolloni sytë tuaj ose të fëmijës tuaj vetëm për të qenë të sigurt.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.