Vasil Naçi, në Konferencën e allWeb - Business Magazine Albania

Vasil Naçi, në Konferencën e allWeb


Ditës dinamike të konferencës së Marketingut dixhital allWeb, do t’i bashkohet edhe Vasil Naçi, President dhe CEO i Agna Group. Pjesëmarrësit e konferencës më të madhe të marketingut dixhital në vend, do të kenë mundësi të marrin energji dhe të sigurojnë një angazhim të suksesshëm falë z.Naçi.

Vasil Naci, është themelues i 15 kompanive, autor i 9 librave, mbi 28 vite përvojë në biznes, folës motivues dhe trajner për mbi 9000 persona, filantrop.

Ai është diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1991. Në të njëjtin vit filloi biznesin e tij duke krijuar Anonime Kakavi S.a, kompania e parë e Agna Group.

Në periudhën 2006-2008 ka përfunduar Masterin për Administrim Biznesi (MBA), në Universitetin e New York-ut në Pragë.

Ka marrë pjesë në shumë programe trajnimi si: shitje, marketing, lidership, menaxhim, etj., në vende të ndryshme si SHBA, Indi, Greqi, Republikën Çeke dhe gjithashtu është trajnuar nga trajnerë të famshëm si: Philip Kottler, Brian Tracy, Jack Canfield, Anthony Robbins etj. Ai është Themelues dhe Kryetar i Bordit Drejtues të Agna Leadership Academy.

Lexo: Njihuni me Lida Tohidi nga San Francisco – Folësja më e re e AllWeb Albania 2019

Ka lektuar për tema mbi sipërmarrjen, lidershipin, shitjet, marketingun, komunikimin, të menduarit në mënyrë pozitive, etj. Bashkëautor i disa librave si: Vlerat bazë, sistemi i bindjeve për sukses, Komunikimi dhe puna në skuadër, Menaxhimi i kohës dhe vetëdisiplina, Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi, Roli i marketingut dhe kreativiteti; Ligjet e suksesit dhe burimet Njerëzore.

Ai pritet të jetë serish këtë vit me maratonën e tij motivuese “Rruga drejt suksesit” në muajin Nëntor.

Me folësit mund të njiheni edhe në faqen zyrtare të internetit allWeb.al, në të cilën publikohen informacione mbi formatin, folësit, tematikat dhe programin.

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose  në darko@newmedia.mk

# # # # #

Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0