Futbollisti i Juventusit nuk është vetëm një superstar në futboll, por është gjithashtu shumë i suksesshëm edhe në rrjetet sociale.
Tani është zbuluar se Ronaldo është përfituesi më i madh në Instagram dhe gjithashtu mban një diferencë të madhe me yjet e tjerë të këtij rrjeti social.
Lexoni:
Ja sa paguhen njerëzit më të famshëm në botë për postimet e sponsorizuara në Instagram
Më poshtë është lista e 10 yjeve botërorë nga shumë fusha:
• Cristiano Ronaldo – 38.2 milionë paund,
• Lionel Messi – 18.7 milionë paund,
• Kendall Jenner – 12.7 milionë paund,
• David Beckham – 8.6 milionë paund,
• Selena Gomez – 6.4 milionë paund,
• Neymar – 5.8 milionë paund,
• Zlatan Ibrahimovic – 3.2 milionë paund,
• Kylie Jenner – 3 milionë paund,
• Ronaldinho – 2 milionë paund,
• Khloe Kardashian – 975 mijë paund.
CR7 e ka kthyer vetën në një markë aq të fuqishme, saqë po i lë të tjerët në hije.
Në fakt, ai po fiton më shumë para nga rrjetet sociale, se sa nga paga e tij vjetore te Juventusi.
Sipas Goal.com, Ronaldo fiton 26,39 milionë paund në vit (30 milionë euro) nga kontrata e tij me Juventusin dhe kjo shumë është pothuajse 12 milionë paund më pak se sa që fiton ai në Instagram. E jashtëzakonshme!
Prej Juventusit dhe Instagram-it, portugezi fitoi mbi 64 milionë paund në vitin 2019 dhe kjo është pa përfshirë sponsorizimet dhe përfitimet nga bizneset tjera.
Pa marrë parasysh sa i suksesshëm është deri më tani, në moshën 34 vjeçare, në fushën e futbollit, ai ende po thyen rekorde.
Më herët këtë javë, ai u bë futbollisti i gjashtë në histori që arrin të shënojë 700 gola. Por, përsëri Ronaldo deklaron që mund të presim edhe më shumë prej tij.
“Rekordet vijnë natyrshëm, unë nuk i kërkoj ato, rekordet më kërkojnë mua”, tha ai pas humbjes së Portugalisë ndaj Ukrainës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.