Equinox Marketing, platforma që ndërthur marketingun online me atë tradicionalital

Equinox Marketing, platforma që ndërthur marketingun online me atë tradicional


I apasionuar pas marketingut, Joni Boçari me partnerët e tij prej dy vitesh janë angazhuar duke punuar me një start up, të quajtur Equinox Marketing. Për BusinessMag.al lidhur me idenë e krijimit të këtij startup-i ai përgjigjet me një fjali të përmbledhur dhe gjithëpërfshirëse “Kur pasioni takon një nevojë të pa përmbushur në treg”.

Ky startup, i cili prej dy vitesh operon në tregun shqiptar, paraqet për klientin një ndërthurje të marketingut dixhital me atë online. Ky fakt, i kombinuar me teknika dhe mjete marketingu të pa perdorura më parë në Shqipëri, janë risia që ka sjellë Equinox Marketing, thotë Joni.

Lexo: Françesko Lamçe, 17 vjeçari që ka krijuar dy platforma online

Të nisësh një biznes në Shqipëri nuk është aspak e lehtë për shkak të ekonomisë së dobët dhe vështirësive që ka bisnesi. Por Joni dhe partnerët e tij këtë e kanë parë si një mundësi, pasi një nga filozofitë e Equinox në fakt është kjo, t’i japë një zgjidhje inovative problemeve, duke i parë nga një këndvështrim i ri. “Ky është edhe një nga misionet e kompanisë tonë, duke qenë se kemi në axhendë ndërtimin e një gjenerate të re biznesesh, që realizojnë vizionet e tyre, duke përdorur marketing efektiv”, thotë Joni për BusinessMag.al.

Në këto dy vite rrugëtim, ai thotë se biznesi ka gjeneruar në mënyrë pozitive, pra ka shënuar rritje. Por, ky rrugëtim ka pasur pengesa dhe vështirësi në gjërat mininale, si mungesa e statistikave për tregun apo informim i turbullt mbi marketingun. “Botëkuptimi në Shqipëri për rëndësinë e mediave sociale dhe marketingut është shumë i dobët. Nëse bisneset do të kuptonin më qartë rolin e marketingut dhe si ta integronin atë në ndërmarrjet e tyre, produktet që ofrojnë do përmirësoheshin, komunikimi me konsumatorin do ishte më efektiv dhe sigurisht konsumatori vetë do të dilte i fituar nga ky proces”, thotë ai. Mirëpo besimi që Joni dhe skuadra e tij kanë patur tek vetja dhe dëshira për të punuar fort në këtë fushë, kanë qenë mbështetësi i tyre më i madh. Dhe Equinox ja ka dalë të dominojë në treg me misionin e tij.

Lexo: WebProm, 18 vjeçari sjell platformën online për marketing dhe “vetëpunësim”

Mbështetje financiare ka marrë edhe nga Giz, të cilit Joni thekson se i është shumë mirënjohës. Brenda pesë vitesh ai synon që duke asistuar klientet e tij me marketing, të krijoj një gjeneratë  biznesesh, që do rrisin standartin e vlerës që përcjellin tek konsumatori, një operacion zinxhir, i cili do të kontribuojë deri në ekonominë e vendit, pasi dihet që bisneset janë një nga motorrët e zhvillimit ekonomik.
Ndërsa për të gjithë bashkëmoshatarët e tij Joni thotë se duhet të ndryshojnë dialogun e brendshëm në kokën e tyre dhe të mos thonë se “kjo gjë nuk bëhet” ose “Shqipëria nuk të jep mundësi”, por të shtrojnë pyetjen “Si mund të bëhet kjo gjë?” dhe kjo do të ndikojë menjëherë në veprimet dhe vendimet e tyre. Ai fton bashkëmoshatarët t’i thyejnë barrierat që vendosin në mendjen e tyre, sepse me dëshirë dhe vullnet mund t’ja dalin dhe se Shqipëria t’i jep mundësitë, por thjesht duhet të kërkojnë më shumë dhe të bëjnë një hap më shumë.

Lexo: Instagram po kthehet në platformën më të madhe e-commerce

Kohët e fundit Equinox po punon mbi disa projekte jashtë fushës së marketingut dhe të gjithë që janë të interesuar mund të kontaktojnë në equinoxmarketing@yahho.com Ose të kontaktojnë në 0672289409

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0