E pabesueshme: një vend parkimi shitet për 1 milion dollarë

Blerja më e “çmendur” e kësaj jave: 1 milion dollarë vetëm për një vend parkimi


Një hapësirë e tillë për parkimin e makinave është shitur këtë javë, pikërisht në Hong Kong, me një vlerë marramendëse prej rreth 1 milion dollarë, duke e bërë atë vendin më të shtrenjtë për të parkuar një makinë në qytet dhe ndoshta kudo në botë.

Shitësi ishte Johnny Cheung Shun-yee, një biznesmen i cili njihet për zotërimin e disa pronave të patundshme. Ai fitoi rreth 900 milionë dollarë vitin e kaluar për nëntë muaj, duke blerë dhe shitur ambiente zyre, në një prej ndërtesave që ai zotëron.

Lexoni edhe: Një udhëtim pas në kohë parkimet publike ndër vite

Vendi i parkimit 1 milion dollarësh,ndodhet pikërisht në të njëjtën ndërtesë. Ajo konsiderohet si ndërtesa më e çmuar e zyrave në botë. Me të njëjtën kosto me të cilën është blerë kjo hapësirë parkimi, ju mund të blini një apartament me një dhomë gjumi në Manhattan.

Të tilla ngjarje, ilustrojnë mjaft qartë hendekun mes shtresës së varfër dhe asaj të pasur në Hong Kong.

Kjo pabarazi e të ardhurave ka nxitur protesta të dhunshme që kanë tronditur qytetin për muaj me radhë dhe nuk po tregojnë asnjë shenjë ndalese.

Dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0