3 sfida me të cilat drejtuesit përballen çdo ditë

3 sfida me të cilat drejtuesit përballen çdo ditë


Të udhëheqësh do të thotë të drejtosh një staf apo një kompani. Por udhëheqje, në thelb, do të thotë njerëz që janë në kontakt me njerëz. Është inteligjenca emocionale, ajo që bën dallimin mes drejtuesve të jashtëzakonshëm nga ata më pak të suksesshëm. Drejtuesit synojnë të përdorin një gjuhë, e cila në fund do të prodhojë rezultate, të përfshijë njerëz në zgjidhjen e problemeve, për arritjen e objektivave dhe realizimin e pritshmërive.

Por, të jesh drejtues është një punë shumë e vështirë. Ata përballen çdo ditë me vështirësi  nga më të ndryshmet. Ndaj në këtë artikull po ju sjellim tre nga sfidat më të zakonshme me të cilat një drejtues përballet çdo ditë.

Menaxhimi i dobët i diskutimeve gjatë mbledhjeve për çështje kyçe
Konflikti është një fenomen normal dhe i natyrshëm mes njerëzve. Të mësoni se si të menaxhoni konfliktet – më shumë se sa t’i shmangni – është thelbësore në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve. Aftësitë për të negociuar, durimi dhe një dozë e shëndetshme e inteligjencës emocionale janë elementet më jetësore për zgjidhjen e konflikteve. Menaxhimi i konflikteve në vendin e punës kërkon që ju të mbeteni objektivë, të shmangni supozimet dhe nocionet e paracaktuara dhe të bëni kujdes në fajësimin e të tjerëve.

Mungesa e unitetit mes skuadrave
Një tjetër çështje e nxehtë me të cilat drejtuesit përballen vazhdimisht janë skuadrat që kanë nevojë të punojnë së bashku në mënyrë më efikase. Thatheshemet, gjykimi dhe politikat e zyrës prekin shumë kompani dhe përpjekjet pozitive të grupit ndihmojnë në reduktimin e gjykimeve dhe konflikteve. Një strategji e çmuar në këto situata është bashkimi i skuadrës për të ndarë ide dhe për të krijuar një mjedis koherent. Shembuj të këtyre rasteve mund të jetë krijimi i një vizioni apo deklarimi i një qëllimi, kryerja e aktiviteteve për ndërtimin e besimit etj.

Lexo: Si të jeni një udhëheqës i përsosur

Këto objektiva do të ndihmojnë në krijimin e besimit mes punonjësve, në pjesën më të madhe të vendeve të punës. Drejtuesit dhe menaxherët duhet të marrin në konsideratë edhe mundësinë e ndërtimit të “pranisë së tyre ekzekutive”, përmes trajnimit dhe mjeteve të tjera, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për të krijuar dhe për të menaxhuar skuadra të unifikuara.

Përcaktimi i një objektivi dhe kontrolli për realizimin e tij
Për pjesën më të madhe të drejtuesve, fjalët e tyre janë të orientuara tek objektivat ose thjesht te një mjet për të arritur një qëllim.
Kur ky tip drejtuesi “ndryshon melodinë” mund të duket jokoherent dhe jo i besueshëm. Një person me produktivitet të lartë mund t’i konsiderojë të tjerët si më pak të motivuar kur, në fakt, duan të jenë veç të jenë të kujdesshëm, të orientuar kah konsensusi dhe sistematikë. Pjesa më e madhe e skuadrave janë veçanërisht të motivuara kur marrin një feedback pozitiv dhe kur kjo nuk ndodh, projektet rrezikohen të shkatërrohen, duke e bërë arritjen e objektivave edhe më të gjatë.

Lexo: 3 Sjelljet që mund të ndërtojnë talentin tuaj, për t`u bërë  udhëheqës më i mirë

Një udhëheqës ka vështirë të të krijojë besimin e duhur tek të tjerët. Ata kërkojnë përsosmërinë në punë. Nëse jeni një udhëheqës atëherë ju duhet të:

  • kontrolloni në çdo detaj dhe të tregoheni të duruar me veten dhe të tjerët.
  • qëndroni të përqëndruar te rezultati dhe bëhuni më strategjik në arritjen e objektivave tuaj.
  • zgjidhni fjalët me kujdes.

Nëse e bëni këtë, nuk do të keni sukses me forcën apo fuqinë e perceptuar, por me durim dhe një komunikimi më të vetëdijshëm.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0