Është përgjegjësia juaj si drejtues që të dëgjoni nevojat e punonjësve tuaj. Nëse doni që punonjësit të jenë të angazhuar, ata kanë nevojë të ndihen të vlerësuar dhe kërkesat e tyre të dëgjohen.
Sipas një studimi të publikuar në Harvard Management Update, morali i punonjësve bie ndjeshëm pas gjashtë muajve të parë në punë dhe vijon të përkeqësohet vite më pas në rreth 85 % të kompanive.
Lexo: 7 thënie të rëndësishme motivimi
Nëse mendoni se jeni drejtues i një ekipi punonjësish të paangazhuar dhe me moral të ulët, më poshtë janë pesë arsye se pse punonjësit tuaj po humbasin motivimin.
Mungesa e pjesëmarrjes
A kanë punonjësit tuaj liri të veprojnë të pavarur dhe të bëjnë ndryshimet e nevojshme në mënyrën se si punojnë? Nëse një punonjës ndien që askush nuk po i dëgjon idetë e tij, atëherë ai fillon të humbasë motivimin në zyrë. Bëni biseda të drejtpërdrejta me punonjësit tuaj, rreth asaj se çfarë mendojnë se duhet bërë për të përmirësuar eficençën dhe efikasitetin.
Nevoja për më shumë barazi
Një punonjës do të ndihet i respektuar dhe i trajtuar në mënyrë të drejtë kur bëhet fjalë për pagën, përfitime të tjera dhe sigurinë në punë. Sigurohuni që punonjësit të ndihen të kënaqur në këto tri drejtime.
Përmirësimi i marrëdhënieve me kolegët
Një person mund të japë maksimumin e performancës së tij, kur ai punon individualisht. Por si është marrëdhënia e tij me kolegët? Studimet kanë treguar që punonjësit angazhohen më mirë dhe japin rezultate më produktive kur gëzojnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
Mirënjohja
Pavarësisht kontributit që po jep punonjësi juaj, ju si drejtues asnjëherë nuk duhet të kurseheni për të shfaqur mirënjohjen tuaj. Mos u nxitoni duke shfaqur menjëherë pakënaqësitë që keni ndaj tij, por shprehini atij falenderimet tuaja për kontibutin që po jep.
Lexo: Si funksionon motivimi?
Pamundësia për të identifikuar qëllimin
A e dinë punonjësit se cili është qëllimi i kompanisë dhe a i kuptojnë ata arsyet e këtij qëllimi? Si punëdhënës apo si një drejtues, është e domosdoshme që ju t’u komunikoni rëndësinë e punës punonjësve tuaj, nëse dëshironi që ata të jenë të motivuar. Komunikojeni këtë qëllim në mënyrë të qartë. Ka shumë drejtues që, pa dashje, ulin motivimin dhe entuziazmin e punonjësve. Kur drejtoni një ekip, sigurohuni që politikat dhe procedurat të ndikojnë pozivitivisht tek morali i punonjësve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.